• |
ide | kryesore

Partizani e Vllaznia luajnë titullin: çfarë nëse skuadrat arrijnë në finish me pikë të barabarta

-Instant, Sport



Ka vetëm një ndeshje e cila mund të ndryshojë kreun e klasifikimit në sprintin final për titullin Partizani Vllaznia ka gjithnjë pritshmëri, edhe pa qenë në lojë trofeu i madh i kampionit. Këtë herë dy skuadrat zbresin në fushë me presionin e detyrim fitores, në të dy anët vlen po njëlloj, gjë që e bën sfidën krejtësisht të hapur me prioritet ofensivën.

Në këtë llogari të shpejtë përballen dy sulmet më të mira të kampionatit, të kuqtë me 8 realizime më shumë 49-41 e mbrojtja e dyta dhe e tretë më e mira, me 20 dhe 22 gola të pësuar. Bilanc pozitiv që i shtohet në fakt rrjedhës historike me shifra që nxjerrin përpara të kuqtë. Në 159 ndeshje mes dy skuadrave, 72 fitore janë të kryeqytetasve, 46 të kuqebluve dhe 41 barazime, me golavarazhin 214-150 për të kuqtë. Herën e fundit që Vllaznia ka triumfuar në Tiranë kë qenë në 17 dhjetor 2014 0-1 e që atëherë në 7 vjet ajri i kryeqytetit nuk i ka bërë fort mirë shkodranëve.

Çështja është se historia duhet respektuar, por jo gjithnjë ka të njëjtën impact si statistikat sezonale e ato shohin përpara Vllazninë e Brdaric me një fitore e asnjë humbje në tre përballjet e këtij edicioni. Në fazën e parë, vetëm, bëhet diferenca me golin e minutës së 87 në Loro Borici nga Dilaver, në 1-0 që u pasua në javën e 17 dhe 26 me 0-0 e baltovinës së Elbasanit dhe atë në Shkodër.

Rezultate që ndoshta mund të kishin peshë nëse të dyja arrinin në finish me pikë të barabarta, gjë që ndodh vetëm nëse barazojnë të premten dhe Partizani humbet në Ballsh në javën e fundit dhe shkodranët fitojnë me Laçin, që do ti sillte në kuotën e 63 pikëve. Por vështirë se prioriteti që do të kishte Vllaznia në ndeshje direkte do të bënte punë, me Teutën që do të avanconte në krye qoftë edhe me fitoren e javës së fundit me Apoloninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *