• |
ide | kryesore

“Përgjegjësia e imja”: Jashtë Europës, dështimin e Tiranës e merr përsipër Halili

-Instant, Sport



Presidenti Refik Halili shpejtoi të dilte në mbrojtje të skuadrës, duke marrë përgjegjësitë përsipër dhe, në fakt, ishte dicka që duhej ta bënte, në kohën kur humbja me Laçin ishte sinjali i fundit i alarmit se sezoni përfundoi i dështuar, me Tiranën që mbeti edhe jashtë Europës. “Mënyra si skuadra luajti më pëlqeu – tha Halili – por përgjegjësia për rezultatet e këtij viti është e imja. Jam unë që e kam ndërtuar skuadrën dhe kam marrë vendime ndaj dhe duhet të dal në mbrojtje të tyre” pati thënë presidenti pas barazimit në derbin me Partizanin. Një deklaratë që Halili duhej ta bënte, për arsyen e thjeshtë, gjithçka e ndërtuar në vitin e 100 vjetorit, me triufmin e jashtzakonshëm në kampionat, u shpërbë me vullnetin e numrit 1 të klubit.

Ajo skuadër, kampionësh, përfshirë njerëzit që e ndërtuan, mbijetoi vetëm pak muaj nga kuroëzimi. U largua drejtori sportiv Arbi Laci, ai që sponsorizoi fuqimisht në pankinë Emanuel Egbo e si ishte e parashikuar, edhe tekniku nigerian e pasoi, me klubin që gjeti rastin e rrëshqitjes së parë të këmbës, pikërisht në eleminimin nga Kupa përballë Korabit, pas vetëm dy ndeshjesh në kampionat. Ndoshta fatura e një dalje të tillë mund të ishte e rëndë, por një dorë njeriut që i nxorri kampion nga hiçi edhe mund ti jepej.

Faktori tjetër, ekskluzivisht në kompetencën e presidentit Halili ishte merkato, me emra që morën status nga Tirana e që nuk i dhanë asgjë skuadrës, madje as Najdovski e Tosevski, që në krahasim me Dokën e Cobinnah e lënien e lirë të kapitenit Gentian Muça. Janari pastaj ishte shumë i vonë për ti ndryshuar kursin teknik një skuadre që pati tre trajnerë në 36 javë ku pas Egbosë e Dedes, vetëm Shehi mundi ti japë shpresë për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohej deri në rrëzimin në shtëpi me Laçin, që vulosi fjalën dështim: sportiv e financiar. E në të gjithë këtë, fjalët e Halilit nuk duhen parë si një mburojë në veten e parë të tifozit numër 1 bardheblu, por si mea culpa e vërtetë e përgjegjësit numër 1…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *