• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj pyet Albin Kurtin: A je rekrutuar nga shërbimet serbe kur ishe në burg?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shpërtheu në parlament ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke vënë në dyshim përkushtimin e tij ndaj vendit. Në seancën e ngarkuar me akuza e kundërpërgjigje, Haradinaj iu drejtua hapur Kurtit, duke e pyetur nëse është agjent serb.


Haradinaj: Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe.


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ndërhyri duke i kërkuar Haradinajt të bënte kujdes me fjalorin në kuvend. Kreu i AAK-së haradinaj këmbënguli të dinte nga Kurti se cfarë po i sjell realisht vendit me vizitat e tij në Bruksel, edhe pse kreu i ekzekutivit e bëri të qartë qëndrimin e tij që pas darkës me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. në kryeqytetin belg, Kurti përmendi tre shtyllat shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Përëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE, e një prej tyre, sic tha ai, ishte eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, edhe pse nuk e sqaroi saktësisht se për kë e kishte fjalën.

6 Comments

      1. Mos I ngatërro malokët me malësorët o pallë. Malësorët janë të nderuar se kanë luftuar e kanë mbajtur gjallë kombin. Nuk mundi asnjë pushtues i huaj ti vendosë nën kontroll edhe Turqia i la 500 vjet autonom.

        1. I lejme keto perrallat e autonomise se nuk jane te verteta.. Gjithesesi, askush nuk duhet te shaja shqiptarin..Ata qqe shajne jane qelbesira sherbetore te percaresve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.