• |
ide | kryesore

Shpërblimi/ Kalon Vetingun prokurori, që gënjeu për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa që hetoi prokurorin ishte e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Roland Ilia. Gjatë një seance dëgjimore të shkurtër dy ditë më parë ishte diskutuar vetëm për 129 mijë lekë të qarkulluara brenda familjes dhe për 1.4 milion lekë lidhur me blerjen e një shtëpie në vitin 2013.

Komisioni nuk kishte marrë parasysh një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mbi figurën e Shehut.

Por për Alfred Shehun u la jashtë vëmëndjes një moment i freskët dhe shumë i rëndësishëm në karrierën e tij, që ka të bëjë me qëndrimin publik për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Prokurori Alfred Shehu ka ende nën hetim këtë “patate të nxehtë” të drejtësisë dhe u bë pjesë e një manipulimi për hir të interesave të Partisë Socialiste.

Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

Në një konferencë për mediat një ditë pas vrasjes, Alfred Shehu gënjeu publikisht se në makinën e Mehmet Grecës, person që u bë shkak për nisjen e konfliktit, nuk ishin gjetur materiale zgjedhore. Deklarata u bë në 22 Prill, pra 3 ditë para votimit, një detaj që fajësonte grupet vullnetare të Partisë Demokratike.

Po ashtu, prokurori Alfred Shehu refuzoi të sqarojë publikisht para gazetarëve se kush qëlloi i pari në vendin e ngjarjes dhe cili ishte roli i Kelmend Xhaferrit, i shpallur në kërkim për ngjarjen.

Shehu nuk e pati problem që pas zgjedhjeve, në sallën e gjyqit të deklaronte pikërisht të kundërtën e asaj që kishte thënë në konferecën për mediat.

Ai pranoi në sallën e gjyqit, se në makinën e Mehmet Grecës u gjetën euro, karta identiteti dhe lista votuesish të hartuara për patronazhistët e Partisë Socialiste.

Hetimet/ Si u sulmua policia në Elbasan, akuzat që rëndojnë mbi Suel Çelën

Sikur të mos mjaftonte kjo, gazetarët që filmuan makinën e Kelmend Xhaferrit në komisariatin e Elbasanit regjistruan edhe pamjet në brendësi të saj, ku dukeshin nëpër sedilje posterat e Taulant Ballës për fushatë.

Nga e gjithë historia rezultoi se prokurori Alfred Shehu u përdor nga socialistët për manipulimin e ngjarjes, por këto qëndrime skandaloze të tij nuk janë marrë parasysh nga KPK. Në këto raste, komisioni shndërrohet në një makinë të thjeshtë llogaritëse për shpenzimet dhe borxhet brenda familjes së gjyqtarëve apo prokurorëve, duke shpërblyer kësisoj prokurorin për shërbimet që i bëri PS-së./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/04/28/bllok-pagesash-dhe-karta-id-si-u-manipulua-perplasja-e-pergjakshme-e-elbasanit/



16 Comments

  1. hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………………
    hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………………
    hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………………
    hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………………
    jo vetem me largim nga vetingu por vetem per kete genjeshter ai duhet denuar me burg . jetojme ne shqiperi prandaj mos u habisni se nuk keni pare gje akoma

    1. jo ro jo , prape vetingu kalon qokaxhinjte e rames .

      ndonje kampion i demokracise dhe ky

      republike bananesh

  2. Pra imagjinojeni vetë se sa i shtrenjtë duhet të jetë ky avokat! Duke mos bere transparencë pikërisht mbi aspektet financiare Berisha duket se konfirmon edhe një herë akuzat për korrupsioni të paraqitura nga Departamenti i Shtetit.Shpellkare mbroni baben merni hunj sfurqe kazma dhe Prasin ne bythe te tritani dhe luftoni me ushtaret amerikane qe kane ardhur ne shqiperi,pastaj salihu ju ftonte byrektorja per nje byrek me llalla vicidoli

    1. Pra po e imagjinojme, ca mut drejtesie eshte kjo qe ky kokcepshi prokuror doli ne ate gorrillen e policise dhe deklaroi s ene makine nuk u gjet asgje. Pastaj na doli qe qenkan gjetur karta identiteti, lek, postera, lista njerzish dhe ky e kalon vetingun, dhe ky denon ato qe denonocojne kartelet.

      Sala mund te kete 1000 te zeza por ai te pakten nuk i ka bere kombit ate qe po ja beni ju o Rilindsa me buze te kuqe. Jemi kthyer dhe duket sikur po shohim serialin Narco me sy hapur ne Shqiperi dhe ti me thua Berisha. Berisha e ka fajien dhe per kete qe jeni 8 vjet ne pushtet?

      Ju duhet t’ju ishin qire robt ne 1992 se paskeni qene pjelle qe adhuroni komunizmin. Tani fatkeqeissht eshte shume vone se jeni shumuar si Covid-19. Rrofte Rilindja e komunizmit.

  3. Po pikerisht per kete kaloi vetingun: u vu ne sherbim te partise.
    Po te punonte me drejtesi nuk do punonte me ne drejtesi.
    Kjo eshte drejtesia qe duan ata qe e komandojne edhe drejtesiene.

  4. E moj Kimete e shikon si behet ketu. ??? Sherbeji me devotshmeri Partise meme dhe behesh gjykates teper i dobishem.
    Kjo ishte loja ( Reforme zeza)
    Cfare turpi deri ne vdekje.
    Si ndeshjet qe fitohen me arbitra.

  5. Sipas të dhënave të dokumentuara nga Petifer dhe Vickers, na del një Berishë krejt tjetër nga ai që luan aq fort me kartën e patriotit.

    Në librin e studiuesve të njohur nënkuptohet se ish-presidenti shqiptar ishte “shumë pranë shërbimeve franceze”, shërbime të cilat ishin seriozisht të investuara në mbështetjen ndaj Millosheviçit dhe shpërbërjes së UÇK-së.

    Në atë periudhë u arrestua Adem Jashari, heroi tjetër Zahir Pajaziti, ndërsa një skuadër me pagesë u dërgua në Tiranë për të vrarë Hashim Thaçin, por ekzekutuan gabimisht shokun e tij të dhomës gazetarin Hysni Vulaj.

    Berisha ka studiuar në Paris i dërguar nga regjimi i Hoxhës që aq shumë e anatemon.

  6. Donald Lu , Yuri Kim edhe ky far Palmer po na sjellin drejtesine, po na e ”pastrojn” vendin nga kanabisi dhe kokaina e heronia , ( nuk ) po lejone pastrimin e parave , e zbuluan heroin e antikorrupsionit .

  7. E zbuloj partia qe Berisha na qenka spiun qe punon per sherbimet sekrete te France .Ti i pa emer : Amerika e shpalli Berishen non-grata nga se eshte spiun i Frances !? Besoj se tani seshpejti partia do e hetoj Berishen per poliagjetut. O mejran , kthellu dhe shif realitetin.

  8. Drejtesia qe meritoni tha guvernatorja e vogel e perandorise se madhe. Skeni pare gje akoma, uroj te keni vazeline mjaftueshem.

  9. Se cfare kishte brenda ne makine e pane te gjithe. Flete palosjet me surratin e Taulant Balles i cili doli dhe deputeti me i votuar ne rang vendi. Kush nuk eshte Rilindas dhe e beson kete te shkoj te doktori se nuk eshte mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *