• |
ide | kryesore

U shpall “non-grata” prej ShBA-së, Sali Berisha del sot para mediave

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të DASH, për ta shpallur “Non Grata”, ish kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një deklaratë për mediat,

Mësohet se konferenca për mediat do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00.

Kujtojmë se konferenca e Berishës për mediat është thirru një ditë pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken i cili njoftoi se ish-kryeministri shqiptar është shpallur i padëshiruar në Amerikë bashkë me familjen e tij.

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.



7 Comments

  1. me kete fillon c’rrenjosja e UDB-se nga Shqiperia! Agjenti me i pabesueshem ne historine e spiunazhit boteror, S. Berisha alias “Penicilina”, i dosjes se klasifikuar ne Beograd “Bisturia” qe furnizoi punedhenesin Milloshevic me nafte, dhe qe futi Bashen, agjenti qe ndertoi provt fallco kunder UCK-se.
    Tashi rradhen e kane Rama, Meta e Basha. Ruci, Gjinushi, Xhafaj si kelyshe te baballareve te tyre qe sherbyen PPSH-shne e themeluar nga dy jugosllavet, Popovic dhe Mugosha, po agjente te UDB-se .

    1. Sali Berishen dhe familjen e ti e Ka denuare historija Shqiptare dhe ajo e botes demokratike për tër jeten çfare do që të thote ky I perdale thotë:

      Berishen e Ka denuare historija Shqiptare dhe ajo botrore bashke me familjen e ti mafjoze… As Enver Hoxha nuk Ka marre kët lloje denime se pse familja e Enver Hoxhes dhe djemt e ti jetone ne punte të vet dhe munden me udhtue Ku do në Boten demokratike por Saliu Ka dengue Bashke me familje dhe djali i ti dhe vajza Jane kriminela dhe kët stamp do ta mbane gjith jeten

  2. Berisha si gjithmone eshte personazh tragjik, por ky qendrim i DASH verteton deri diku edhe ate dyshim se Berisha nuk vazhdoi ne politike per te mbrojtur veten dhe familjen por sepse eshte nje tip i fiksuar me politiken per hir te politikes. Nje person qe ne keto 8 vite nuk ka dale kurre nga dialektika e pritshme pas 23 vjetesh ne politike pavaresisht se leverdia kerkonte qendrime te tjera. Nje specie komplet e ralle ne kete aspekt. Ne kufijte e mitit edhe pse jo domosdoshmerisht pozitiv.

  3. Statusi: ” Berisha non-grata, si dhe familjaret e tij”

    Perkthimi: “Shkelzen Berisha non-grata, dhe si rrjedhim edhe baba i tij”

    Te fala Tak Bytharit tani!!!

  4. Pse nuk priten sa te vdiste pastaj ta shpallnin non grata. E kujt i hyne ne pune kjo tani. Perralla me Amerike brenda. Tom Doshi non grata kryetar partie dhe merr pjese ne zgjedhje, Sali Berisha ne kolltuk te shtepia non grata. Cfare kuptimi ka kjo. Toma tha atehere nuk me prish pune familja ime ka nen shtetesi Australiane. Atehere ngel qe Berisha te thote nuk me rruhet trapi se leviz lirshem ne Europe. Dhe populli i shkrete Shqiptare rri me sy nga Amerika se kujton se do ja zgjidhi ajo hallet.

  5. Filma me m….t amelike brenda.Hani shqipo shqipo hani ju boft mir m…i i amelikes. po e keni sade se $$$$$ i duhen per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *