• |
ide | kryesore

Vdekja e Maradonës, ndryshon akuza: shtatë persona akuzohen për vrasje me qëllim

-Instant, Sport



Shtatë persona u akuzuan për vrasje të qëllimshme si rrjedhojë e hetimit për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Të shtatë, nga data 31 maj do të thirren për të dëshmuar. Bëhet fjalë për dy infermierë, koordinatori Mariano Perroni, mjeku Nancy Forlini, psikologu Carlos Diaz, psikiatri Agustina Cosachov dhe neurokirurgu Leopoldo Luque.

Nëse do të provohet një përgjegjësi më e madhe sesa neglizhenca e rëndë e pretenduar, të shtatë do të përballen me një dënim që varion nga 8 në 25 vjet heqje lirie. Shtypi amerikanojugor kujton se raporti i kryer mbi vdekjen e Maradonës vërtetoi se ai ishte braktisur nga ekipi shëndetësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *