• |
ide | kryesore

Video/ Me 12 lojtarë në total e pa portier, River mund Santa Fe: mesfushori Perez MVP në portë

-Instant, Sport, Video



Arritje historike për River Plate. Të shpërtalluar nga Covid, me 25 të padisponueshëm mes lojtarëve e stafit teknik, argjentinasit kanë zbritur në fushë e kanë mposhtur 2-1 Independiente Santa Fe në Coppa Libertadores. Në portë, Mvp i mbrëmjes, ka qenë mesfushori Enzo Perez, që për një ndeshje përfundoi mes shtyllave e kontribuoi në fitoren e të tijve me pesë pritje.

Trajneri i vendosi dorezat mesfushorit Enzo Perez, i gjatë 179 centimetra dhe një nga 12 lojtarët në dispozicion për ndeshjen. Klubi argjentinas pagoi neglizhencën se regjistroi vetëm 32 lojtarë nga 50 në dispozicion dhe kundër Independiente Santa Fe, Gallardo u detyrua të luante pa asnjë portier të rolit.

River Plate u përpoq të kërkonte të mund të përfshinte në listë Alan Leonardo Diaz dhe Agustin Gomez, por CONMEBOL, që për problemet që kishin të bënin me Covid tashmë kishte dhënë mundësinë për të zgjeruar në 50 (nga 25) numrin e lojtarëve të regjistruar para fillimit të kompeticionit, nuk dëgjoi asnjë arsye.

https://www.youtube.com/watch?v=332nl26WjJ8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *