• |
ide | kryesore

A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Nëse gjithmonë ka ekzistuar një bestydni se Sali Berisha e kontrollonte dhe e përdorte partinë që themeloi dhe drejtoi si një mburojë për fatin e tij personal, pas vendimit të fundit të departamentit të shtetit po rezulton krejt e kundërta. 

Ndërsa ish kryeministri ka vendosur të mbrohet personalisht dhe të ndërmarrë një betejë ligjore kundër shpalljes non grata nga ShBA, duket sikur PD është e hallakatur, pa busull dhe pa vendosmëri për qëndrimin që duhet të marrë. 

Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA

Po të shikosh deklaratën publike të Lulzim Bashës edhe ato të ndonjë zëri të mekur që ka guxuar ta marrë fjalën, të gjithë janë shprehur për kontributet e mëdha të Berishës në forcimin e aleancës shqiptaro-amerikane, por duke iu shmangur njëkohësisht thelbit të çështjes: akuzave ndaj tij si minues i demokracisë dhe përfitues korruptiv i parave të shtetit. 

Pra, në thelb, ata bëjnë sikur e mbrojnë ish shefin nga një gjë për të cilën ai nuk akuzohet, dhe e lënë krejt zbuluar ndaj thelbit të shigjetave të rënda që kanë rënë mbi të. 

Në fakt, partia më e madhe e opozitës ndodhet në një moment kruçial. Duke ditur rolin e madh që ka pasur Berisha, që e shndërruan PD-në në një ilustrim perfekt të vargjeve të Majakovskit për Leninin, sulmi ndaj liderit historik, konsiderohet edhe si një sulm ndaj trashigimisë 30 vjeçare të PD. 

Nëse ish presidenti dhe ish-kryeministri ka qenë minues i demokracisë dhe hajn, i tillë i bie të ketë qene edhe sundimi i demokratëve mbi Shqipërinë. 

Në këto kushte, para PD-së shtrohen tre rrugë. 

Ajo më e dhimbshmja, e pranimit si të vërteta të akuzave të Sekretarit Blinken, e cila çon në një divorc përfundimtar me Berishën dhe trashigiminë e tij.

E dyta, më me risk, është ajo e një krisje me administratën amerikane, duke pretenduar se akuzat janë të pabaza, politike dhe me synimin që të lehtësojnë instalimit të regjimit në Shqipëri.

Nëse me mbështetjen e hipotezës së parë, PD-ja do rezikonte të ftohte apo largonte bërthamën më solide të militantëve të saj, me të dytën, ajo mund të thithte mbi vete akuzat për anti-amerikanizëm, që rëndom propaganda e të gjitha pushteteve i lëshon si mallkime mbi opozitat në vend.

Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA

Mes këtyre dy zgjedhjeve logjike, të forta dhe me rrisk, Lulzim Basha dhe PD e modeluar prej tij, ka zgjedhur versionin më të papërshtatshëm, atë për të qenë, as mish, as peshk. Pra të vihet në rolin e idiotit që bën sikur nuk kupton, duke qenë njëkohësisht edhe me Berishën edhe me sekretarin Blinken.

Kjo lloj qasje burracake nuk i shërben, në radhë të parë, vetë ish liderit të PD-së, i cili me sa duket e ka kuptuar këtë dhe ka preferuar të marrë mbi supe mbrojtjen juridike personale, duke mos e llogaritur atë politike të selisë blu. 

Por, mbi të gjitha, ky qëndrim pa qëndrim, vë në pikpyetje vërtetësinë, parimësinë, dhe fibrën e guximit të partisë më të madhe të opozitës për të shërbyer si mburojë e shqiptarëve ndaj kanosjes nga regjimi që sapo është instaluar përfundimisht. 

Dhe ky mëkat, kjo mungesë, kjo shterpësi është ku e ku më e madhe sesa fati personal i Berishës, për të cilin shumëkush mendon se nuk duhej të qe më i mirë. 

Duke u sjellë amorfe, rrethanore, pa shtyllë kurrizore dhe e pa aftë për qëndrime të forta, PD po bëhet gjithnjë e më e tejdukshme. Ajo po merr trajtat e një organizate pa vlerë, që jo vetëm nuk është në gjendje të mbrojë atin e saj, por as ta luaj këtë rol, për qindra mijra shqiptarë, qofshin ata kundër apo pro trashigimisë së tij.  

©Lapsi.al



64 Comments

  1. Andi ia ke fut krejtesisht kot me kete shkrim dhe kam pershtypjen se ta kane kerkuar ne mengjes per ta shkruar. Berisha ska nevoje fare per mbeshtetjen e PD dhe ka ndermarre nje levizje personale duke e lene PD jashte. Eshte levizje mjaft e mencur nga ana e tij. Edhe ti e di kete por se thua dot, prandaj ke bere nje shkrim mjaft te dobet..me fal qe po ta them sepse te lexoj gjithmone. Te shkruash akuza pa sjelle fakte eshte te xhirosh bosh se nuk sjell asgje dhe nuk ndryshon asgje. Mire a keq ka nje sistem drejtesie dhe nese dikush ka fakte per korrupsionin e Berishes apo femijeve le te hape nje proces. Jemi sterlodhur me akuza pa fakte…ti mendon se jane aq idiote sa te bejne pune te pista duke lene gjurme?!!! Je ne gjendje te sjellesh fakte? Jo vetem per te por edhe per Ramen? Je gazetar dhe duhet te sjellesh fakte. Askush nuk eshte i pagabueshem…vetem Zoti nuk gabon! Edhe amerikanet ia kane futur kot ne kete rast se e kane marre te mireqene dosjen qe kane marre nga Rama dhe Basha. Berisha ia dha ca mesazhe edhe Bashes dje apo jo? Andi reflekto dhe zhvishu nga keto patetizma sa nuk eshte vone…

    1. Edhe shkrimi i jote o Andi eshte as Mish as peshke .. Sali Berisha tha dje Jo që nuk largohet nga PD por ai do ta dyfishone aktivitetin e ti edhe sikure Dy deputet të ngelin ai do jet i Dy.. Tom Doshi dha dorheqje për shum me Pak i akuzuare .. Por Berisha pikrisht që po perdore PD si mburroje per veti dhe familjen e ti nuk jep dorheqj dhe Ka aty një krytare kukulle .. Lulzim Basha nuk eshte as me të vdekurit as me të gjallet… Të vjen për të vjedhur ??? Kure she disa komunista dhe disa që Jane me mentalitet komuniste dhe me veprime komuniste por që kane 30 vite që na shiten si anti komuniste dhe pro peredimore dhe pro Amerikes ?? .. Por kure errdhi Puna për tu ven ne prove u vune të gjith në rresht kundra Amerikes ?? kundra Perendimit???? Kunder interesave të kombit shqiptare ?? për të mbrojtur një Hajdute diktatore vrase dhe familjen e ti mafjoze siqe ështe Sali Berisha dhe familja e ti .. Dhe dy rrugaçe që bjen më shume në sy Jane Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku. Dhe thone se jemi nga Lezha e Gjergj Kastrijotit dhe e Gjergj Fishtes …. Ju o ekstremistet komunista që shit si anti komunista Jeni turpi i kombit shqiptare ?????? . Sali Berishen bashke me familjen e ti, Enver Hoxhen, isapashe Toptani , Hamza Kastrijotit, Haxhi Qamili, dhe unë mendoj se kesaj liste do ti bashkohet edhe ilir Meta me shoke i Ka denuare historija Shqiptare dhe ajo perdimore dhe e botes demokratike për jet të jetve.. pa varsishte se çfare thoni ju o ekstremista Komunista … Unë e di se edhe Hikleri Ka mbeshtetetes.. Por kush mbrone puplikisht njerze dhe figura si Enver Hoxha dhe Sali Berisha ështe një anti Shqiptare dhe turpi do i ngelin per jet si damke… Rrofte Shqiprija rrofte Amerika rrofte kombi shqiptare dhe për jete jetve drejt Perendimit ??????????

    2. Meqe flet per fakte dhe je i sterlodhur nga akuzat pa fakte, ju keni ndonje fakt qe Amerikanet…e kane (marre vendimin qe kane marre) nga nje dosje e derguar nga Rama dhe Basha? Te pakten te jesh koherent me veten o derebardhe.

    3. Blinken falenderon Berishen per luften ndaj korrupsionit 2009..... thotë:

      Njoftimi i plotë:

      – Z. Antony Blinken e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm.

      Dje pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken.

      Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurtë për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje reformat e qeverisë në fushën ekonomike, krijimin e një klime të favorshme për biznesin, duke përmendur shkurtimin e shpenzimeve operative, nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, si e-government, e-taksat etj.

      Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se ka filluar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit me pasaportat biometrike, ndërkohë që ka përfunduar hartimi i regjistrit elektronik të shtetasve.

      Nga ana e tij, Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në NATO si një moment të madh historik dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare. Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.

      Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken, e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendet do të njohin nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë.

      Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në zhvillimet në rajon dhe proceset integruese të tij, si dhe në zhvillimet në Kosovë. Zoti Antony Blinken, ndër të tjera, vlerësoi rrugën Durrës – Kukës – Morinë si një vepër të madhe të modernizimit të Shqipërisë dhe si shumë të vlefshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

  2. ….”……fati personal i Berishës, për të cilin shumëkush mendon se nuk duhej të qe më i mirë……”- shkruan Bushati.

    A ka në Shqipëri një personalitet politik të nivelit të Berishës që ka më pak mëkate se Berisha? Nqs do të merrej vendim për të gjithë si për Berishën gjërat, mbase do të viheshin në vijë, por nqs do të mbetej vetëm Berisha i akuzuar nga amerikanët, atëherë ditë edhe më të zeza po vijnë.

  3. Ty dashtun popull.

    Kam marr si vendim, dy pika:

    1 – Ky mistreci Sekretar Shteti Amerikon shpallet Non Grata në Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër.

    2 – Ambasada Amerikane shpallet Non Grata në Kamëz. Nëse don me shkue n’Mamurras apo nKish të Laqit ti bjerë nga Rinasi.

          1. Jo, per fat te keq ka vdek, por nese je nekroman – vazhdo rrugen djali. Te te rroje mamaja.

        1. O idiot ai që të shau nga motra, nuk e kishte në fakt me motrën tënde, por me idiotllikun dhe poshtërsinë tënde neokomuniste.

          1. Sido ta ketë thënë, sido ta sjellësh, është ordiner nga ata që ka plot dhe vuan Shqipëria. Mos të ishin këta asgjë nuk i humb Shqipërisë, vetëm fiton.

          1. Më vjen keq bobi por nuk jam i atij drejtimi – megjithatë unë i mbështes të drejtat tuaja si anëtar i grupit lgbtq. Derisa paske shumë dëshira të kësaj natyre, besoj nga liqeni natën do gjesh ca qe të ta mberthejnë sumën sipas qejfit. Hajde me shëndet dhe lufto për të drejtat tua.

    1. O na honksh bollen. Po te bejne dhe nipat e Gramoz KaRucit me amerikan se amerikanet, dhe kjo ska bythe ku te rrije.

  4. Berisha qarte e tha dje, nuk kerkon mbrojtje nga askush! As nga PD as nga tjeter. Tha se betejen ligjore e ka personale.
    Pra Berisha nuk po fshihet pas PD. Edhe ka paditur jo Ameriken, as Amerikanet, por personalisht nje njeri, Sek. Shtetit A, Blinken. Edhe ky nuk ka pse fshihet, as pse e fshehin pas Amerikes.

    1. Arsyeja e “betejes ligjore” te Berishes eshte pikerisht ky postimi yt. Per tju hedhur hi syve qorrave me sy hapur, ai pretendon hapjen e nje beteje ligjore me perfaqesuesin e Departamentit Amerikan te Shtetit. Perderisa ai tha mbreme qe me sulmimin e tij eshte sulmuar e djathta, dhe per vete faktin qe nuk dorehiqet nga mandati i deputetit te PDse, nderkohe qe eshte i shenjestruar si i korruptuar the minues demokracie, ai po merr me qellim te paster PDne me vete. Kjo eshte si nje e nje qe bejne dy.

      1. A nuk mund të rrish pa ngrënë mut, çdo herë që ndonjë komentues i del në mbrojtje Berishës o gomar!

    2. blinken deklaraten e ka cituar ne emer te sekretarjatit te shtetit dhe jo ne emrin e tij personal. te njejten deklarate ska turp ta postoje as palmer e as biden po qe nevoja sepse eshte vendim shteteror mosfutja e ketij te korruptuari ne SHBA… kshu funksionojne gjerat, ndaj berisha e ka gjyqin e humbur nese akuzon personin blinken (qe ska patur asgje personale kunder doktorrit)

  5. Berisha nuk pretendon or ti Maloku. Berisha e ka nisur betejen ligjore. Dhe e ka nisur personalisht, pa PD prapa, ashtu si kane oreks ta perkthejne disa. Ty mos te djege bytha e mos kerce perpjete.

    1. S’ka fillu asgje or ti shtetas shqiptar. Llafet e Berishes jane llafe, pavarsisht se jane llafe speciale per ty ngaqe jane te Berishes.

        1. Berishen e njohim te gjithe sepse, dihet. Por ai me njeh mire se e kam ndihmuar shume kur isha fans i tij si puna jote, per vota e per cdo gje. Por s’ma kishte marre mendja sa debil ishte.

  6. Po ka edhe nje rruge te katert o Bushat…te konkurosh edhe ti per kryetar te PD-se dhe keshtu edhe kete teorine ta vesh vete ne praktike meqe Basha nuk degjon nga ai vesh…

    Me mire futu direkt ne llogore sesa te flasesh keshtu ex-katedra…

  7. Keshtu ka bere edhe me Remzi Hoxhen, e vret, edhe e shpalle spijun serb. Njesoje ka bere edhe me Hashim Thaçin.

    Motra jote kurve, ti ja ke marre gruane shokut, ti je prostitu neper rruge, ti ke djalin me babain tend, te gjitha keto jane shprehje te Sali Berishes. A me te renda jane keto, apo akuzat e Departamentit Amerikan te Shtetit?!

    Me fole Sali Berisha per dinjitet, eshte sikur me fole prostitutate e Hamburgut per virgjinitet.

  8. Shkrimi i Bushatit eshte nga nje kendveshtrim i caktuar. Ne fakt goditja nuk duket te jete aq shume ndaj Berishes, sa c’eshte ndaj Bashes. Fakti qe Basha nuk eshte as mish dhe as peshk, eshte fakt qe dihet nga te gjithe. Sa per Berishen, duke marre ne konsiderate edhe faktin e gjithep[ranuar qe ai ka shume mekate, pa diskutim qe goditja i ka ardhur per arsye krejt te tjera. Nese Berisha me autoritarizmin e tij eshte bere pengese per demokracine, cfare mund te thuhet per futjen e krimineleve ne parlament? Mos valle ata do sillnin demokracine ne vend? Cfare mund te thuhet per ministrat e brendshem te implikuar ne trafikun e droges? Mos valle kjo eshte demokracia? Cfare mund te thuhet per miliarda euro te vjedhura ne keto vite? Mos valle ata miliarda te vjedhura, kane permiresuar gjendjen e demokracise apo kane ulur korrupsionin ne vend? Shqiperia sot nuk po vuan pasojat e Berishes, por po vuan pasojat e nje rregjimi qe nuk po le asgje ne kembe duke ia “falur” kater pese veteve. Duke ia “falur” ne thonjeza sepse nje pjese e perfitimeve shkojne tek qeveritaret qe jane ortake me ta. Nuk vjen demokracia dhe as mireqenja ne Shqiperi duke denuar fajet e para 10 viteve dhe duke amnistuar vjedhjet e sotme. SHBA jo vetem ne kete rast, kane treguar se ja falin gjynahet diktatoreve deri ne momentin qe ata iu sherbejne dhe kur nuk iu duhen me, i fusin shqelmin. Ne fund te fundit asgje nuk mund te vije nga te huajt, cdo gje mund te rregullohet vetem nga shqiptaret. Por kjo eshte nje barre e rende per Lulin dhe per banden e tij sorosiane qe ka grumbulluar rreth vetes.

  9. Bushatit sigurisht i kujtohet, por mire eshte t’i kujtohet te gjitheve –
    Presidenti George W. Bush, i vetmi President amerikan i shkelur ne Shqiperi der sot, u ftua e u prit nga ky Sali Berisha….dhe te zellshmit e sotem pas Amerikes atehere shpifen paturpesisht : Bushit i vodhen oren e dores shqiptaret!

  10. SHBA më akuzon pa fakte” dhe asaj që ai ka bërë në 30 vite politikë me akuzat ndaj të tjerëve.

    Sali Berisha është politikani që ka akuzuar këdo në mënyrat më monstruoze që mund të prodhojë imagjinata njerëzore. Ai ka akuzuar kë i ka dalë kundër si hajdut, kumarxhi, kurvar, të sëmurë psiqik, vrasës, drogaxhi, të zhytur në korrupsion, meduzaë të krimit e plot të tjera si këto. Thënë ndryshe, Sali Berisha ka sulmuar e akuzuar të gjithë ata që kanë menduar ndryshe nga ai, ose kundërshtarët e tij politikë direkt me akuza bombë, por asnjëherë të vetme nuk ka nxjerrë një provë të vetme që vërtetonte atë që thoshte.O retro……kaq loqe je dhe kete e perforcon me argument shpellkari e ceceni,cfare lidhje ka viziata e Bush me akuzat qe ben Dash

  11. Saliu ka mbyllur pune me pushtetin nje here e mire para 8 vjetesh
    Antony Blinke ka 4 muaj qe ka nisur te shijoje pushtetin
    Saliu nuk ka c’te humbe fare, po fare ama, nga nje padi qe i ben atij Antonyt.
    Antony ka shume te humbase nga ajo padi, se atje ku eshte ai ka ca norma tjera per zyrtaret e paditur.
    Shkurt muhabeti – Saliu sido te dale, nuk humb asgje, por do mbahet mend kudo si ai qe pati kurajo e dinjitet qe paditi nje Sekretar Shteti. Kurse Antony…zor, shume zor te fitoje gje nga kjo bela e vogel ndoshta.

  12. PDja ka kohe qe eshte kthy ne bajrak te Saliut dhe do vazhdoj te njejtin avaz. Amerika eshte mikja jone e madhe, POR …….
    Berisha eshte kokrra bythqirit dhe ka per ta perdore PD edhe si leter bythe po te jete nevoja.

    Te gjithe ambasadoret e US ne nje moment apo tjeter i kane dale kunder komunistit shkerdhat. Te gjithe u quajten te shitur, sorroiste, nuk dine realitetin…. Vjet e njejta histori me te derguarin e posacem. I shitur, sorroist, nuk di realitetin….

    Qe baba kur ta thote ministri jashtem i US. Ne fakt nuk ka thene ndonji gje te re vetem ato qe dihen prej kohesh. Bile me te paktat e atyre qe dihen boterisht. Pervec korrupsionit bythqiri plak ka:

    Rrahur kundershtaret brenda dhe jashte partise.
    Dogji gazetat
    Zhduku njerez e vrau njerez
    Varferoi nje popull te tere me firmat piramidale.
    Urdheroi ushtrine te sulmonte popullin me LHL
    Grusht shteti
    Vrau njerez me duar ne xhepa
    Luftoi reformen ne drejtesi

  13. PD sot te kujton Partine e Punes se Shqiperise ne prak te zhvillimeve demokratike ne vitet 90, e dobet, e shastisur, e pamoralshme, e inatosur, e friksuar, e trullosur e pa shprese, qesharake. Zoti i ruajt ment e kokes!

  14. Bushat keqardhje per fjalet qe mendon e thua…keqardhje qe ky shkrim vecse sa con uje ne mullirin e Rames…sot ne 2021 pas 8 vitesh qeverisjeje te degjeneruar te Rames, te vijosh ende me gjuetin e shtrigave ndaj opozites eshte turperuese…sot ka vetem nje moment…o je me me Shqiperine dhe opoziten ose je me tradhetaret…sot ska vend per dyshime, fitorja e Berishes ndaj Blinken( qe do ndodhi padyshim, Blinken do jete skrapi i rradhes se Doktorit) duhet te na motivoje….se dyti perkrahja ndaj Lulzim Bashes eshte gjeja me e duhur ne keto momente…prandaj Bushat zgjidh o je me opoziten dhe mbron vlerat e shqiperise ose je me antikombtaret…momenti per gjueti shtrigash merr fund, ose do ta nxjerresh koken dhe do perkrahesh te keqen ose do zgjedhesh te drejten! Te dyja ne nje vend nuk qendrojne!

  15. Frikë nga Sali Berisha apo nga SHBA?

    – Heshtin 6 partitë e reja nga VV deri tek Thurrja..

    – Heshtin të gjithë kritikët e Bashës…

    – Heshtin 7 partitë aleate që hyn në lista…

    – Heshtin partitë shqiptare në Kosovë, Maqedoni

    – Heshtin diaspora nga Vatra e me rradhë…

    – Heshtin themeluesit e Partisë Demokratike…

    – Heshtin ata që mbushin sheshet…

    – Heshtin të gjithë që nuk guxuan 30 vjet të flisnin

  16. Kujtojmë se Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 pasi u rrëmbye nga ish-SHIK i Gazidedes, djali i tij tha dje në median e Kosovës se vendimi i SHBA për të ndaluar Sali Berishën dhe familjen e tij të shkojë në SHBA ishte një vendim i shumëpritur nga familja Hoxha, dhe si reagim për krimin mostruoz që i ndodhi babait të tij Remzi Hoxha.

    Duke folur në Kanali 10 në Kosovë, Adrian Hoxha tha se Sali Berisha është anti-shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

    “Unë Sali Berishën e njoh që prej 25 vitesh e gjysem, kur ka djeg dhe përvëlu familjen tonë dhe ne nuk i kemi eshtrat e babës. Pra 25 vite nuk kemi varr për babën.

  17. O Bushat po boll inatin me Berishën!!!!Nuk ka nevojë Berisha për Pd por e kundërta.Boll me hipoteza gazetareske!!!

  18. Sipas një qëndrimi publik dhe zyrtar të Partisë Demokratike, të datës 10 mars 2021, Sali Berisha duhet të përjashtohet nga Parlamenti i ardhshëm që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit 2021, pasi përbën rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta përfshirë familjarisht në listën e zezë, për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuar vetë dhe aleatët, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj saj dhe për minimin e demokracisë në Shqipëri. Në bindjen e PD-së, personat e shpallur non grata nga SHBA, siç është edhe Berisha, ndalohen nga ligji i dekriminalizimit për të ushtruar funksionin e deputetit. PD-ja me në krye Lulzim Bashën interpretonte ligjin e dekriminalizimit për rastin e Tom Doshit, i ngjashëm me rastin e Berishës, që të dy tashmë pjesë e listës së zezë.

  19. Sot kur çliruesit dhe garantët e Kosovës e kanë shpallur Berishën non grata është interesant të njihet ky dokument sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e atij që e lidh këtë vendim me “luftën e tij” për Kosovën.

    Bëhet fjalë për një takim të ish-Presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

    Berisha i ka deklaruar Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë, jo pavarësinë e saj.

  20. Tani është vetëm java e parë e betejës kundër Berishës dhe ai ka pranuar gati se dhe betejën që shpiku me avokatin francez e ka të humbur. E vërteta është se ai nuk ka shpresuar të fitojë ndonjë gjyq, por ka marrë një avokat të shquar të negociojë azilin politik në Francë, në rast se këtu i hapet padi penale.

    Por PD do të përballet me sfida të tjera të berishëve. E bija ka mbyllur gjyqin e transaksioneve të saj me Fazlliçin, me arsyetimin se janë vonuar letrat që duhet të vinin nga Qipro, në një histori të dyshuar si pastrim parash me Damir Fazlliçin, ndërsa i biri ka mbyllur me imunitetin e Mediut, gjykimin për rolin e tij në Gërdec. Kështu që PD tani e tutje, ka për të marrë vetëm lajme të këqija nga Berishët e Metët, dhe nëse e lidh fatin e saj me ta, do shkojë bashkë me ta.

    1. Meqe po permend Damir Fazllicin, ja vlen te te freskoj ca kujtesen ty kopjacit te Mender Bazes.
      Firmes se atij Damir Fazllicit ky pushteti Rama i ka dhene tenderin e interkonjeksionit te energjise!
      E ke degju gje Ramen ta permende me ate Damir Fazllic? Ai Mero Kurva nga zelli i sherbetorit Rames shpifi per Fazllic, por hengri nje gjobe 50 000 Euro ne gjykate jashte per shpifje. Shko e pyete bythqirin se sa i djeg bytha kur i kujton Fazllicin.

  21. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?Fazllici ishte neper mbledh jet e qeverise se salih karaxhic berisha,mos e harro,kontratat e interkonjksionit i ka firmosur salihu o shpellkare byrektor

  22. Pra Basha është diplomuar falë Soros. Edhe të dhënat financiare të Fondacionit Soros e konfirmojnë atë që thotë Herfs. Sipas grafikëve të tyre, në vitin 1995, me paratë e fondacionit Soros, kanë studiuar në Universitetin e Utretit në Holandë këta studentë: – Aurela Isufi (sot ashkëshortja e Lulzim Bashës) në degën Arte dhe Shkenca Humane, Eris Hoxha, ish deputet i PD në Shkenca Ligjore, Anila Peri, në Gjeografi Politike.

    Në vitin 1996 lista shtohet edhe me dy emra të tjerë: Lulzim Basha dhe Auron Çela. Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998. Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollarë.

  23. Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë marrë nga Soros për një aktivitet një javor 7350 dollarë. Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar një bursë të pjesshme nga Soros për studime në SH.B.A.

    Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë sërish fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë. Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesëmarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

    Të gjitha këto financime gjenden në raportet financiare vjetore të Fondacionit Soros dhe mund të verifikohen aty.

    Por ka edhe më. Pa Sorosin, “korruptorin e madh të politikanëve” dhe “armikun e vërtetë të demokracisë”, vetë kryetari aktual i PD, kanakari i doktorit, Lulzim Basha, nuk do ishte diplomuar dot e ndoshta historia e tij nuk do ishte kjo që është sot.

  24. Ilir Meta e akuzuar Sali Berishën pikërisht për të njëjtat arsye, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin non grata.

    Meta ka shprehur bindjen që në fillim se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku siç rezultoi se pas biznesit të vdekjes qëndronte familja e tij. Sipas Ilir Metës, Sali Berisha ka projektuar firmat piramidale si dhe ka abuzuar me privatizimin e pasurive publike. Në mars të vitit 2015, Meta deklaronte se kishte një video të rëndë për Shkëlzen Berishën, video të cilën e përdori si shantazh ndaj Berishës. Meta ka akuzuar Berishën edhe për ndikim mbi drejtësinë, një tjetër argument ky i referuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të shpallur non grata.

  25. Po enver hoxhes , usa a jua kane dezinjuar publikisht femijet non grata??

    Hahaha

    Cuni enverit e ka bo new yorkun si tirane durres

  26. Ilir Meta ka shprehur bindjen e plotë se Sali Berisha ishte arkitekti, përgjegjësi dhe kryefajtori për Gërdecin, tashmë simboli dhe fytyra korruptive e Familjes Berishës, që besohet se mund të jetë edhe një nga arsyet e përfshirjes në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse Shkëlzen Berisha ende nuk kishte dalë në skenë, katër ditë pas shpërthimit tragjik, në 19 mars 2008, Meta thotë se Berisha jo vetëm ishte në dijeni të aferës në Gërdec, por po fshihte të vërtetën e biznesit që ishte ngritur me dorën e tij. Jo vetëm kaq, por Ilir Meta, në shtator të vitit 2008, ka hedhur dyshime të forta mbi rolin e Sali Berishës në vdekjen e misterioze dhe plot të dyshime të Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të historisë së Gërdecit, me 27 viktima, 200 të plagosur dhe mbi 300 shtëpi dhe biznese të rrafshuara.

  27. Nëse ka një gjë që i shkon Berishës është të lehë si një qen, dhe hamendja ime është se kjo është vetëm një rast tjetër i lehjes së Berishës, por në këtë rast ai nuk do të shpërblehet me një kockë. Nuk jam i sigurt nëse është edhe ligjërisht e mundur që një figurë politike të padisë një qeveri tjetër për shpifje. Por nëse Berisha është mjaft këmbëngulës për të filluar një betejë ligjore me Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, them që shanset e tij për të fituar këtë luftë janë të pamundura.

  28. Urojmë që Drejtesia e re shqiptare të verë në banken e të akuzuarve të gjithë ata që kanë bërë krime, e sidomos ata që kanë përdorur, shpërdorur dhe abuzuar me shtetin siç është rasti i dinastisë Berisha”, thuhet në reagimin e saj.

    Sipas vetë familjarëve, ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar publikisht si përgjegjës për vrasjen e Hakljave dhe për serialin e ekzekutimeve që prodhoi 200 viktima në Tropojë.

    Zylfie Haklaj, 1 vit më parë, drejtoi gishtin publikisht tek Sali Berisha për vrasjen e vëllezërve të saj

  29. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.

  30. Basha nuk i ka qejf përballjet dhe nuk pati një argument të qenësishëm për ta rrëzuar kërkesën.

    Kjo kërkesë u bë dhe nga Zonja Harxhi. Njësoj si Basha i kërkonte Ramës një debat përpara zgjedhjeve.

    Ky është paradoksi

  31. Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë.

    Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde.

    Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.

  32. Pasditën e 26 majit, me këmbënguljen e Kastriot Islamit, në selinë e Aleancës Demokratike të Neritan Cekës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri” u mblodhën drejtuesit e opozitës dhe vendosën tërheqjen nga zgjedhjet.

    Pjesa tjetër nuk pati histori. Në Cërrik dhe Kuçovë rezultatati kapërceu të gjitha limitet duke arritur në 120 përqind për kandidatin e PD. Fletët e votimit të kandidates së PD Roza Pati, të përgatitura në kuti më parë, në vend që të shkonin në Lezhë u ngatërruan me të kandidatit tjetër Ylli Vejsiu në Allias në Tiranë. Kutia e Alliasit shkoi në Lezhë me emrin e Vejsiut, ndërsa e Lezhës në Tiranë me emrin e Patit. Masakra nuk u ndal, situata doli jashtë kontrollit

  33. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *