• |
ide | kryesore

Bilancet e Izraelit: Vramë 200 militantë, mes tyre 25 komandantë të lartë

-Instant, Lajme, Planet



Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë njoftuar se kanë vrarë 25 komandantë të lartë nga grupet militante Hamas dhe Xhihadi Islamik dhe 200 operativë gjatë 11 ditëve të luftimeve në Gaza.

Kurse, Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza thotë se 232 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 65 fëmijë dhe 39 gra. Ndërsa, Hamas-i nuk ka dhënë shifra të viktimave për luftëtarët.

Sipas një grafiku të postuar në internet nga IDF, më shumë se 100 km e rrjetit nëntokësor të tunelit të Hamasit u shkatërruan në sulmet ajrore gjatë asaj që IDF e quajti “Operacioni Kujdestari i Mureve”.

Qindra raketahedhës dhe infrastruktura përkatëse u goditën dhe dhjetëra objekte të përdorura nga krahu ushtarak i Hamasit u shkatërruan, sipas IDF. Në to përfshinin nëntë blloqe kullash, njëra prej të cilave  përdorej nga mediat duke përfshirë Associated Press dhe Al Jazeera.

Përveç kësaj, 10 zyra të qeverisë Hamas në Gaza, 11 degë të ministrisë së brendshme dhe pesë banka u bombarduan. IDF thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat Iron Dome i Izraelit kapi rreth 90% të raketave të hedhura nga militantët që kaluan në territorin izraelit dhe po drejtoheshin për në zonat e populluara.

Më shumë se 4,340 raketa, sipas tyre, u nisën drejt Izraelit në total në 11 ditë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *