• |
ide | kryesore

Detajet/ Ky është 38-vjeçari i ekzekutuar në atentat në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar është vrare me armë zjarri në Vlorë mbrëmjen e sotme në lagjen ”Pavarësia”. Personi i ekzekutuar, Delon Troqe u transportua në spital dhe nuk i mbijetoi dot plagëve. Ai u ekzekutua para sevisit të vëllait të tij teksa kishte disa ditë që ishte kthyer nga Spanja.

Policia shkoi në vendngjarje teksa ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë plagosje. Nga ana tjetër mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar e kapur autorët.

Këta të fundit janë larguar me automjet fill pas ngjarjes me drejtim nga Kanina, në zonën e Byppasit teksa në fshatin Sherishtë është gjetur një automjet i djegur. Deri më tani pistë hetimi për vrasjen është ndonjë konflikt i mundshëm që ka pasur Troqe me persona të tjerë në Spanjë.



2 Comments

  1. si ka mundesi qe ndodhi ne vlore keto gjera Vlonjatet njihen per qetsi dhe jane intelektuale nuk bejne sherre I vetmi vend ku mund te bejne ndonje llaf eshte biblioteka e qytetit ku mund te zihen per te lexuar i pari ndonje liber

    1. Zihen dhe kush te votoje i pari per Xonin?. Nje gje se kuptoj, pse vazhdojne e kane kaq shume qejf kete partine e Miladin Popovicit se keto jane dhe larg nga “Jugosllavia” gjeografikishit?? Te na rroje Partia e te na rroje pushteti se Pal Vata vdiq prej te nxehti, pa çi qi tëmën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *