• |
ide | kryesore

Godet punonjësin e policisë rrugore në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe goditur një punonjës të policisë rrugore. Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç.

Sipas policisë, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor, ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *