• |
ide | kryesore

Pandemia, Brataj tregon nëse do të ketë masa të tjera lehtësuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata nga pandemia është përmirësuar ndjeshëm, por koronavirusi nuk ka ikur. Skënder Brataj tërheq vëmendjen e qytetarëve për respektim të masave pasi çdo ditë ka persona që infektohen edhe në shifra të reduktuara.

Për Bratajn ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me pandeminë. Përgjatë bregdetit dhe zonave të tjera turistike të vendit pritet të hapet shërbimi i urgjencës në 28 qendra shëndetësore ku do të kryhen dhe testime të shpejta për pushuesit që kanë simptomat e Covid.

Përfaqësuesi i Komitetit Teknik është i rezervuar në lidhje me diskutimet mes ekspertëve për lehtësimin e mundshëm të masave anti-covid. Sipas Bratajt duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale.

Brataj shprehet i bindur se këtë periudhë nuk do të kemi valë agresive të koronavirusit që kaluam në muajt nëntor dhe shkurt.

Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, situata do të jetë edhe më e qetë, nëse para verës arrijmë shifrën e 1 milion të vaksinuarve.



3 Comments

  1. Juve, Brataj, duhet te denoheni me pushkatim me vdekje per pjesmarrje me dijeni ne kete “pandemi” kovidiane te sajuar si dhe per pasojat shkaterrimtare qe kycjet paten per te gjithe!! … Ka edhe te tjere, por ti si fillim.

  2. Si ishte puna e doz3s se dyte që ju ka kalu afati nga 17 ditë atyre që kanë bërë dozën e pare
    Dje doli nji infermiere obeze dhe tha sa me larg ta bëni dozën e dyte me mire eshte.
    Tallni b më jete milet budalla
    Ju e genjeni dhe ai e ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *