• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit/ Si do të ndryshojnë temperaturat sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Kthjellime dhe vranësira kalimtare sjell pjesa e parë e ditës në gjysmën perëndimore të vendit, por vranësira më të shpeshta dhe reshje te pakta e të izoluara do ketë në zonat lindore.Mesdita sjell shtim të vranësirave në vend, por pa mundur të prodhojnë reshje ndërsa sërish pasdite dhe orët vijuese priten kryesisht kthjellime në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një tjetër rënie gjatë mëngjesit duke zbritur deri në 5 grade në Shishtavec të Kukësit, ndërsa një rritje me të paktën 2 grade sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në 25 gradë Celsius në Berat, Tepelenë dhe Sarandë.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në veri dhe qendër, por mbetet relativisht e fortë në zonat jugperëndimore nga drejtimi verior gjatë gjithë ditës duke ruajtur një dallgëzim deri 4 ballë në brigjet e Jonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *