Princi Harry ka zbuluar së fundmi në dokumentarin e tij se Meghan Markle ka dashur ti jepte fund jetës.
Në dokumentarin “The Me You Can Not See”, Harry i rrëfeu Oprah Winfrey se Meghan u parandalua të vriste veten vetëm nga shqetësimi se ai do të humbiste një tjetër grua në jetën e tij.“Gjëja që e ndaloi atë ta shihte ishte se sa e padrejtë do të ishte për mua pas gjithëçkaje që i kishte ndodhur nënës sime dhe tani të vihesha në një pozitë të humbja një grua tjetër në jetën timeme një foshnjë brenda saj, foshnjën tonë.Gjëja më e frikshme për të ishte qartësia e saj e mendimit.Ajo ishte absolutisht e matur. Ajo ishte plotësisht e arsyeshme. Megjithatë, në qetësinë e natës, këto mendime e zgjuan atë.Dhe sigurisht, për shkak të sistemit në të cilin ishim dhe përgjegjësive dhe detyrave që kishim, ne patëm një përqafim të shpejtë dhe më pas na duhej të ndërroheshim për të kërcyer në një autokolonë me një shoqërim policie dhe për të shkuar drejt Royal Albert për një ngjarje bamirësieNdërsa gruaja ime dhe unë ishim në ato karrige, duke kapur dorën e njëri-tjetrit, në momentin që dritat u fikën, Meghan fillon të qante. Më vjen keq për të, por gjithashtu jam shumë i zemëruar me veten time që jemi mbërthyer në këtë situatë”, u shpreh Princ Harry.