• |
ide | kryesore

Shoqërohen në policinë e Durrësit djali dhe kushëriri i rivalit të Aldo Bares

Arkiva, Lajme, Të fundit



Klajdi e Sajmojen Taullau janë të shoqëruarit e sotëm në Policinë e Durrësit. Sajmojen Taullau është djali i Saimir Taullaut, kurse Klajdi Taullau është kushëriri i tij i parë. Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në shoqërimin e tyre nga Policia e Durrësit, raporton News 24. Nga ana tjetër Saimir Taullau është në Zvicër pasi është dënuar me 4 vite burg për trafik droge teksa një vit më parë u arrestua në Maqedoninë e Veriut. Ai u ka shpëtuar dy atentateve në 2017 e 2018 teksa prej vitit 2005 njihet si rivali më i fortë i Aldo Bares pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullau./ Bw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *