• |
ide | kryesore

Analiza/ Pikat ku Agron Shehaj e sfidon realisht Lulzim Bashën

-Instant, Kryesore



Në numrin e madh të kandidatëve që po konkurojnë për garën brenda PD, sot ka vendosur të hyjë në betejë edhe Agron Shehaj. Pas Fatbardh Kadillit, Ibsen Elezit dhe Edit Harxhit, kandidatura e Shehajt ka tendencën ti japë një hije serioziteti më shumë një sfide të konsideruar si “fake” nga publiku.  Lulzim Basha e minoi atë duke afruar në mënyrë të pakuptueshme garën pa mbaruar procesi elektoral i zgjedhjeve të 25 prillit, duke lënë shumë pak ditë për regjistrimin e rivalëve dhe duke lënë vetëm dy javë kohë për fushatën brenda partisë.
Për të gjitha këto arsye gara dukej fallco dhe e manipuluar. Por futja e Shehajt, ndonëse nuk e rikthen besimin e plotë tek një konkurim i ndershëm, i cili është tërësisht i minuar, i jep gjithësesi sharimin e një sfide me kuptmi.
Së pari sepse Shehaj nuk është nga ata kandidatë që janë kritikë ndaj kryetarit për faktin e thjeshtë se nuk i ka futur në listat e deputetëve. Pra kandidatura e tij është e zhveshur nga akuzat për mëri personale dhe hatërmbetje. Së dyti sepse ai qe një nga deputetët më të votuar në sistemin e listave të hapura të PD dhe bëri një fushatë model në Tiranë e cila i siguroi rreth 14 mijë vota personale.
Së treti ai së bashku me Jorida Tabakun kanë qenë akuzues seriozë që nuk kanë bërë kompromise në denoncimet ndaj oligarkëve të Ramës duke prishur një tendencë të vendosur në  PD për ti trajtuar përfituesit e tenderave dhe koncesioneve me dy standarte. Ai ishte i pari nga opozita që zbuloi dhe denoncoi skandalin 20 milionësh të unazës së re që u fitua nga kompania me letra të fallcifikuara, DH Albania. Së katërti ai ka edhe avantazhin financiar, si një biznesmen i fuqishëm  në Shqipëri dhe Itali, çka është një aty e domosdoshme për të bërë fushatë kundër Bashës. “Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime” tha ai në deklaratën e shpalljes së kandidaturës.
Nëse këto janë avantazhet e tij në këtë garë. Ai ka edhe pika të dobta. Kështu, Shehaj nuk do të mund të shfrytëzojë në këtë sfidë atunë e mbrojtjes të traditës berishiste që Basha po e tradhëton përditë e më shumë. Por në këtë pikë duket se Shehaj do e ketë të vështirë të luajë rolin e radikalit për të kapur këtë krah të zhgënjyerish brenda opozitës. Një tjetër pikë ku ai është i ngjashëm me pozicionet e sotme të kryetarit aktual është pika për një opozitë brenda parlamentit pavarësisht manipulimit të zgjedhjeve.Po Agron Shehaj, ka një pozicion midis Lulzim Bashës që e vë theksin vetëm tek vjedhja dhe blerja e votës dhe kundërshtarëve të liderit që e bëjnë atë totalisht fajtor për humbjen. Ai mendon se rezultati i 25 prillit ishte një sintezë e këtyre dy faktorëve.
 Mbetet të shihet se sa në këtë kohë të shkurtër, ky qëndrim prej të moderuari këmbëngulës do të arrijë ta zgjojë nga shushatja një parti ende të tronditur nga humbja e katër elektorale radhazi.  “Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë. Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri”, deklaroi sot Shehaj.
©Lapsi.al



56 Comments

  1. E dija ( dhe jam lutur ) qe kete rast do ta kapnit ne ajer z.Shehaj . SUKSESE !
    Per here te pare pas nje dekade , shoh drite ne fund te tynelit .
    Jam i sigurt ne fitonen tuaj personale dhe rrjedhimisht ne fitoren e te gjithe demokrateve
    dhe te demokracise ne Shqiperi . Edhe nje here SUKSESE gjigant .
    Demokrat , sot keni shancin te tregoni se ne dejet tuaja qarkullon gjak blu .

    1. Agron shehaj eshte lideri qe I duhet Pd.Nje njeri I paperlyer, I suksesshem dhe me fryme perendimore.Vetem rreth ketij mund te bashkohet e gjithe opozita dhe pd.Suksese Gon Shehaj.

      1. AGRON SHEHAJ REVOLUCIONON PD QE NGA KOHA E 1997.. E BEN PD NJE PARTI TE HAPUR PER TE GJITH SHQIPTARET NGA JUGU NE VERI ( JO VETEM PARTI CETASH TROPOJE)

      2. Me te vertete se ky eshte nje njeri i shkelqyer dhe qe bashkon demokratet nga jugu ne veri , gjithashtu bashon te gjithe opozitaret e larguar . Sinqerisht eshte nje fitore per ne nese Agron Shehaj do te behej kryetar i PD-se . Doja ti thoja Bashes te mos guxoje te beje allishverishe apo te manipuloje zgjedhjet . Sot ke shanxin te largohesh me marifet dhe demokratikisht te largohesh pa u demtuar o Basha .

    2. Demokratet do votojne si nje trup i vetem per Lulzim Bashen ashtu si votohej per Enverin dikur dhe PD pas kesaj shkone ne p… te semes .

  2. Po te behet Shehaj kryetar i PD , Rama i humb thelle zgjedhjet e ardhshme. Kaq e thjeshte eshte. Gjithesesi shanset e tij per fitore jane te vogla se Luli e ka mbushur partine me yesmena dhe e mban te mbyllur.

  3. Shehaj ka shume veti pozitive dhe vetem nje difekt te vogel, nuk eshte karizmatik. Tre milion here me mire Shehaj, se sa humbesi recidiv Basha.

  4. Eshte nje gare e forte tani kjo per kryetarin e Pd-se.Sfida me e madhe eshte tani eshte qe gara te mos kete asnje problem ne organizimin e saj,per ti dhan mundesi qe garuesit te pranojne rezultatin,ne rast se fiton prape Basha.Dhe nje sqarim te vogel,me sa bej llogarite nuk jane 2 jave por tre,dhe eshte nje jave me shume se ne zgjedhjet e tjera.Ndersa per afrimin nje muaj para nuk shoh ndonje problem te madh,ata qe kane vendosur te mos votojne Bashen e kane kete ne mendje qe naten e 25 prillit duke gdhire 26-ta.Uroj qe gara te jete e ndershme,kjo eshte me e rendesishme per ne demokratet dhe pastaj per vendin.

  5. KANDITATURE KONKURUESE E PASTER,I SINQERTE, QE TREGON LUFTEN IZOLACIONISTE QE I BEHET PDse, LE TE ZGJIDHET ME FRUTDHENESI I FRYMES SE BASHKIMIT E PERPARIMIT TE DEMOKRACISE BRENDA E JASHTE PARTISE.. LE TE LARGOJME AMBICJET E KEQIA PAS SULMEVE E NGJARIJEVE QE JU KANE PERCARE.LE TE JENE ZGJEDHJET BASHKIM, E FORCIM PER TE MIREN E DEMOKRACISE LIBERALE POPULLORE NE QELLIMIN E ARRITJES SE FITORES NE TE AREDHMEN NDAJ KETIJ PUSHTETI AUTOKRATIK TE BIJEVE KUQALE.

  6. po qe vjen nga nje familje patriote dhe antikomuniste, apo kto gjona e kane humb perfundimisht rendesine

    prandaj jemi ktu ku kena ngel so krokodiler

  7. Sipas një qëndrimi publik dhe zyrtar të Partisë Demokratike, të datës 10 mars 2021, Sali Berisha duhet të përjashtohet nga Parlamenti i ardhshëm që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit 2021, pasi përbën rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta përfshirë familjarisht në listën e zezë, për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuar vetë dhe aleatët, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj saj dhe për minimin e demokracisë në Shqipëri. Në bindjen e PD-së, personat e shpallur non grata nga SHBA, siç është edhe Berisha, ndalohen nga ligji i dekriminalizimit për të ushtruar funksionin e deputetit. PD-ja me në krye Lulzim Bashën interpretonte ligjin e dekriminalizimit për rastin e Tom Doshit, i ngjashëm me rastin e Berishës, që të dy tashmë pjesë e listës së zezë.jeni ne metro ju,nje lab vlore ne krye te pd,asnjehere shpellkaret e salihut ne kk te pd do votojne nje lab,pd eshte vetem e malokeve shpellkare te salihut

    1. I pemer 14:39
      Shpellkaret e pillit nte sat’eme te kane qire gruan dhe vajzen.per etike nuk po u’a permend emrat.
      Ti je i tredhur nga kanceri ripjerdhje.
      PD ASHT E VETMJA PARTI QE DO T’A AFROJE SHQIPERINE ME BE-ne.

    2. Ik or debil mashkull. Po ne nje vrim i bie fyellit o pleher. Je shuke i frustruar nga jeta o kar il vrit veten me mire.

    1. O Tirons, mun te jete lab mund te jete malesor si dhe mund te jete nga provinca. Mjafton te jete njeri i ndershem e me parime dhe kaq mjafton per te mobilizuar kete parti.
      Qe te jesh nga Tirana e cun Tirone jo domosdoshmerisht ta garanton suksesin. Kemi shembullin aktual, Xonin qe e beri Shqiperine Kolumbi.

  8. Durimi do të ishte balsami më i mirë sepse koha shëron gjithçka. Jo gjykatat Franceze por gjykatat Shqiptare mund ta rihabilitonin statusin e tij si person Non Grata për shkak të korrupsionit. Çlirimi i tij nga dyshimet për korrupsion mund të arrihet vetëm përmes sistemit shqiptar të drejtësisë.

    Përcaktimi si “minues i demokracisë,” nuk I hiqet më, nuk ka kohë për korrigjime kaq të mëdha! I shkuan 30 vjet duke e parē veten si Zot i rrethuar nga palaço të zgjedhur me dorë.

    Koha e kapardisjes ka perënduar.

  9. Pertej fjaleve mallengjyese, z.Shehaj duhet te deshmoje qe po hyn nga dera e “madhe”, jo nga bodrumi apo nga pullazi! Kete mesazh qe e shpalos sot,e ka shpallur burrerisht dhe me kuraje,si askush ne keto 31 vite, Ibsen Elezi! Ne kuvendin e 2018-tes!
    E mbani mend besoj?!…Nuk e di c’bente Gonia ate dite dhe pse nuk u cua te solidarizohej me Ibsenin! Eshte nje fjale e urte qe thote se trimeria pas beteje dhe mencuria pas kuvendi nuk vlen! Eshte I vonuar pak ne kohe! Ndoshta kjo vonese ka ardhur per shkak se ka qene duke bere hesape biznesi me “kunatin” e famshem!…Do duhet ta sqaroje edhe kete pike,per hir te transparences! Qe te mos krijoje hamendesime,si kandidature e minutes se fundit,apo asi nen menge I klanit Berisha-Basha!…..

    1. Faleminderit për këtë fakt! Opozita nuk ka nevojë per “biznesmen te suksesshem” por per trima si Azem Hajdari. Çdo kandidat duhet të shoshitet mirë qe ti japim notën që meriton, fut këtu edhe Shehajn.

  10. I vetmi qe ben diferencen. Figur e re, i pa perlyer ne asnje afer. I vetmi qe mund te rikthej demokratet. Po kam frik se berthama e partis do i ver pengesa. Jan disa aty qe jan kamikazet e bashes.
    Ngelet per tu pare se si do rrjedhin gjerat.

  11. mendoj se ka ardhur koha qe PD se i duhet nje lider qe mundesisht te jete nga jugu. harta e shqiperise eshte ndare ne menyren me te turpshme duke thelluar ndasi

      1. Puna eshte qe Shqiperia eshte mbush me injoranta si puna juaj, prandaj jemi ne kete gjendje skandaloze.
        Po si o idiot jep konstatime pa lezuar qofte dhe 2 rreshta ne lidhje me temen?!!
        PD merr shume me shume vota ne jug se sa ne veri, per faktin e thjeshte se ne jug jetojne me shume njerez se ne veri.
        Fakti qe PD nuk fiton mazhorancen ne jug nuk do te thote qe nuk mer vota atje, thjesht mer me pak vota se PS.
        Dhe boll me kto ndasite jug veri, malok, shpellkar, katunar etj…
        Te gjithe njerezit jane njesoj, dikujt i ka ra fati me lind ne Tirane dikujt tjeter i ka ra fati me lind ne maj te malit.

        1. O debil, o lamash laro po te them ne perpjestim popullsie pd merr shume pak vota ne jug ne krahasim me veriun. Si was njeri

  12. Dhe pse Shehaj ne dukje eshte person i mire, USA do beje Fatbardh Kadili kryetar te PD, dhe une mendoj qe eshte politikan. USA po pergatit PD per fitoren e zgjedhjeve te ardhshme, duke ju qerruar mbetjet toksike nga Partia. Ju buzeqesh fati kesaj here qe pas mandatit te 3 te Edit do kete rotacion. Suksese pra te gjitheve

  13. Shpresoj qe bashes nuk i merr koka ere dhe ben ndonje pisllik dhe fut shkopa nen rrote brenda partise . Ai duhet ta kuptoje se tashme koha e tij ka mbaruar . Mbarsi dhe vetem fitore o Agron Shehaj

  14. Kam votuar majtas keto vite se mendoj qe PS eshte e keqja me e vogel por po u be kryetar i PD zoti Shehaj nuk diskutohet qe votoj PD.Demokratet duhet ta kuptojne qe dyshja Basha,Berisha jane figura me te diskretituara se Rama dhe kurre nuk do vine ne pushtet ne Shqiperi.Me reformimin e saj PD per dy vjet vjen ne pushtet.Vitin tjeter zgjedhje lokale dhe ne 2023 zgjedhje te parakohshme.Me Bashen e sigurte PD humbet dhe ne 2025.

  15. Sot kur çliruesit dhe garantët e Kosovës e kanë shpallur Berishën non grata është interesant të njihet ky dokument sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e atij që e lidh këtë vendim me “luftën e tij” për Kosovën.

    Bëhet fjalë për një takim të ish-Presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

    Berisha i ka deklaruar Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë, jo pavarësinë e saj.

  16. Tani është vetëm java e parë e betejës kundër Berishës dhe ai ka pranuar gati se dhe betejën që shpiku me avokatin francez e ka të humbur. E vërteta është se ai nuk ka shpresuar të fitojë ndonjë gjyq, por ka marrë një avokat të shquar të negociojë azilin politik në Francë, në rast se këtu i hapet padi penale.

    Por PD do të përballet me sfida të tjera të berishëve. E bija ka mbyllur gjyqin e transaksioneve të saj me Fazlliçin, me arsyetimin se janë vonuar letrat që duhet të vinin nga Qipro, në një histori të dyshuar si pastrim parash me Damir Fazlliçin, ndërsa i biri ka mbyllur me imunitetin e Mediut, gjykimin për rolin e tij në Gërdec. Kështu që PD tani e tutje, ka për të marrë vetëm lajme të këqija nga Berishët e Metët, dhe nëse e lidh fatin e saj me ta, do shkojë bashkë me ta.

    1. Ça lidhje ka shkrimi yt ketu ? Nuk u lodhet ? Jeni pagator te rendomt saqe edhe sufllaqen nuk e meritoni o morra te kuq . Behuni serioza o qorra pa diniitet.

  17. Ai ka edhe pika të dobta. Kështu, Shehaj nuk do të mund të shfrytëzojë në këtë sfidë atunë e mbrojtjes të traditës berishiste që Basha po e tradhëton përditë e më shumë. Por në këtë pikë duket se Shehaj do e ketë të vështirë të luajë rolin e radikalit për të kapur këtë krah të zhgënjyerish brenda opozitës. Një tjetër pikë ku ai është i ngjashëm me pozicionet e sotme të kryetarit aktual është pika për një opozitë brenda parlamentit pavarësisht manipulimit të zgjedhjeve.Po Agron Shehaj, ka një pozicion midis Lulzim Bashës që e vë theksin vetëm tek vjedhja dhe blerja e votës dhe kundërshtarëve të liderit që e bëjnë atë totalisht fajtor për humbjen. Ai mendon se rezultati i 25 prillit ishte një sintezë e këtyre dy faktorëve.

  18. Ne keto zgjedhje do ta shikoni sesa demokrat eshte Basha . Ka per abuzuar mbi gjithçka dhe e veshtire se fiton tjeter njeri perveç tij . Keta e kane bere partine si prone te tyren , As edhe emrat dhe numrin qe do te votojne nuk e tregojne . une do te doja te fitonte Shehaj por keta e kane korracuar partine me keq se nje blind . Mbas ketyre zgjedhjeve do shikoni se edhe Basha nuk ka ndonje ndryshim te madh nga palloshi . Palloshi vjedh partine dhe te tjeret per pushtetin e tij ndersa ky vjedh te tijet per pushtetin personal . Do ta shikoni se keto zgjedhje do te jene farse . Do te behet nje tjeter masaker si ne 25 prill por kete radhe brenda vete PD-se . Çlind nga mace gjuan per mi . keta po nuk i perzure me force as per 1000 vjet nuk luajne nga vendi . Por basha nuk e kupton se edhe keshtu pa bere gje eshte i humbur , por nese abuzon do jete vetvrasje per te . Basha , palloshin nuk pate byth ta largoje atehere ik me te mira se do ngelesh fillikat ne rrugen tende drejt humneres .

  19. Mos e shani komunizmin mor kapila ,sepse lideri juej legjendar ka qen 25 vjet kamunist qi I sherbente partise dhe shokut Enver.Masanej u bo I djatht direkt ene ju msoi juve djathten.N pajth t somes n dor t kujt ka ngel e djathta.

  20. 100 her me mire luli cun tirane se ku labi qorr per ate pune. Po ty lulinte beri njeri mer lablauluci mutit

  21. Zgjedhja e kryetarit PD, ashtu si i c’do partie, eshte atribut vetem i anetareve te asaj partie e askujt tjeter.
    Ne tjeret jashte asaj partie bejme komente si dashamires a dashakeqas te asaj partie, dikush per mire e dikush per keq. Ka dhe komente krejt ne sherbim te pushtetit Rama e kjo eshte evidente.
    Megjithate pare nga nje larg PD, kandidaturat nga Basha, Harxhi, Kadilli, e deri te Shehaj, kane nje te perbashket : Qendrimin evaziv se si duhet vepruar me kete Parlament !
    Shkurt – Kandidati qe do vinte ne veshtiresi e do rrezonte Bashen, Shehajn, Kadill e Harxh do ishte Kandidati X qe do deklaronte “Zgjedhjet nuk njihen se ndryshe nuk ka me zgjedhje ne Shqiperi, por tender blerje vote. Mandatet i marrim se na i dha populli por…Ne Parlament nuk do shkojme por ne sheshe proteste deri ne rrezim te Regjimit Rama”
    Ky eshte Kandidati fitues si Kryetar PD qe duan realisht demokratet qe takoj e qe njoh.

  22. nga menyra sesi flet neper studio ky vetem europian nuk eshte ,te akuzosh pa prova nje europian as qe e mendon o plak ,ky po futet te jete vasal i lulit qece beei deputet ,eshte njeri pis dhe i perlyer me shume se cmendoni ju or mik ,se ato milionat nuk behen aq lehte e me integritet ne vende si yni o mik …nese ja duan te miren pd keta duhet te bashkohen e te nxjerrin 1 kandidat qe te maksimizohet vota …ndryshe po i sherbejne rizgjedhjes se lulit …

  23. Për të gjithë ata që dabatojnë nga duhet filloj rradha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

    – Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

    – Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

    – Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

    – Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

    – Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

    – Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

    – Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

    – Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

    Drejtësia fillon nga ai që ka qënë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

  24. Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh nga vitrina e idiotëve të zemëruar se Sali Berisha ishte lideri historik i së djathtës. SHBA-të na treguan se Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte lider, po ai ishte njeriu që në tridhjetë vjet minoi demokracinë shqiptare, abuzoi me fondet publike duke pasuruar në mënyrë të paligjshme familjen e tij dhe aleatët, shantazhoi me retorikën e tij sistemin e drejtësisë dhe mori peng të djathtën shqiptare. Ai duhet të lëshojë hapësirën publike të kujtesës që ka pushtuar qysh nga dita kur u ngrit nga « 15-katëshi » për të shkruar në Qytetin « Studenti ».

  25. Ne komentin e ora11;23 jane vargjet e Nick ish-Kuqeziut ku ka radhitur ish-kryeministra te akuzuar por jo te denuar!

    Ja ku eshte Sali Ram Berisha, prej 8 vitesh pa asnje funksion shteteror!
    Meqe ky paska minuar ate Reformen ne Drejtesi qe e ka votuar si deputet, meqe paska fakte korruptive,
    ta akuzojne, ta padisin e ta gjykojne!
    Por akuzat, padite, gjykimet behen atje ku eshte vendi, ne gjykate! Nuk ka ngjare ndonjehere te jepen denimet ne faqe gazetash a neper portale.
    Hajde pra, paditeni ose vazhdoni i hani kaken neper media si ky Nick ish-Kuqeziu qe fsheh surratin me mjekerr nga qe e mbajne mend mire si kurven e prehrit Berishes.

  26. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?O loqe salihu i ka të gjithe dokumentat e cdo krimi qe ka bere ne prokurori por per kete flet dhe amerika qe ka nder hyre ne drejtesine,sa per voti in e salihut te reformes i kapi prej le leckash amerikoni Lu dhe i coje ne kuvend me mesazhet e famshme te ambasades

  27. Pra Basha është diplomuar falë Soros. Edhe të dhënat financiare të Fondacionit Soros e konfirmojnë atë që thotë Herfs. Sipas grafikëve të tyre, në vitin 1995, me paratë e fondacionit Soros, kanë studiuar në Universitetin e Utretit në Holandë këta studentë: – Aurela Isufi (sot ashkëshortja e Lulzim Bashës) në degën Arte dhe Shkenca Humane, Eris Hoxha, ish deputet i PD në Shkenca Ligjore, Anila Peri, në Gjeografi Politike.

    Në vitin 1996 lista shtohet edhe me dy emra të tjerë: Lulzim Basha dhe Auron Çela. Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998. Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollarë.

  28. Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë marrë nga Soros për një aktivitet një javor 7350 dollarë. Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar një bursë të pjesshme nga Soros për studime në SH.B.A.

    Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë sërish fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë. Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesëmarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

    Të gjitha këto financime gjenden në raportet financiare vjetore të Fondacionit Soros dhe mund të verifikohen aty.

    Por ka edhe më. Pa Sorosin, “korruptorin e madh të politikanëve” dhe “armikun e vërtetë të demokracisë”, vetë kryetari aktual i PD, kanakari i doktorit, Lulzim Basha, nuk do ishte diplomuar dot e ndoshta historia e tij nuk do ishte kjo që është sot.

  29. Ilir Meta e akuzuar Sali Berishën pikërisht për të njëjtat arsye, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin non grata.

    Meta ka shprehur bindjen që në fillim se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku siç rezultoi se pas biznesit të vdekjes qëndronte familja e tij. Sipas Ilir Metës, Sali Berisha ka projektuar firmat piramidale si dhe ka abuzuar me privatizimin e pasurive publike. Në mars të vitit 2015, Meta deklaronte se kishte një video të rëndë për Shkëlzen Berishën, video të cilën e përdori si shantazh ndaj Berishës. Meta ka akuzuar Berishën edhe për ndikim mbi drejtësinë, një tjetër argument ky i referuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të shpallur non grata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *