• |
ide | kryesore

Ankimohet vendimi/ Vrasja e Griselda Gjikolës përfundon në Apel

-Instant, Lajme, Të fundit



Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikola ka përfunduar në dyert e Gjykatës së Apelit. Sipas KlanNews, autori Robert Përpepaj i cili është në arrati dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje ka ankimuar vendimi e Gjykatës Penale të Tiranës të dhënë disa ditë më parë.

Bëhet me dije se avokati i të riut ka theksuar se në ankimin që i ka dorëzuar shkallës së dytë të gjyqësorit pranojnë faktin se Përpepaj ka kryer vrasjen por kanë mohuar kategorikisht që mes Robert Përpepajt dhe Griselda Gjikolës nuk ka patur njohje dhe as edhe një shkak për ta kryer vrasjen.

Mbrojtja thekson gjithashtu se në dokumentet e prokurorisë është e dokumentuar fakti që Përpepaj dhe Ronald Muzhaqi për shkak të një konflikti që kanë pasur më herët, kanë dalë për të rrahur Erion Bengën dhe Sajmir Hixhën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *