• |
ide | kryesore

Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon Meta: ‘Fletërrufe’ e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Ilir Meta.

Të dashur qytetarë shqiptarë dhe bashkëkombas kudo në botë,

Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju, vlerësimin tim, lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z.Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit.

Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.

Duke u bërë thirrje të gjithëve të zbatojnë me rigorozitet ligjin, si dhe të gjitha kërkesat e Kodit Zgjedhor lidhur me procesin e 25 prillit, pasi kjo është dhe mbetet çështja më e rëndësishme aktualisht, ndjej përgjegjësinë të ndaj me secilin prej jush, mesazhin e solidaritetit, që i kam dërguar z.Sali Berisha dhe familjes së Tij ditën e enjte paradite, pas informacioneve, që mora nga burime të ndryshme dhe të besueshme:

“Përshëndetjet e mia më të sinqerta dhe solidaritet për Ju, Lilin dhe Familjen tuaj pas këtij akti të shëmtuar, të pabesë dhe të poshtër, që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër. Ata që financuan për të shpallur hero të Reformës në Drejtësi, Dvoranin e Partisë mund të bënin çdo marrëzi dhe nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre për respektin ndaj shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e Drejtësisë. Të fala!”



14 Comments

  1. Berisha u zhduku kafsheve byth kuqer urin
    I biri I kristaqi spiunit vjeth leket e femijeve shqiptar per te lobuar ne am erik kunder te madhit Sali Berisha

    1. Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku jane një lloje si Xhela Mziuni disa komunista që Jane shitur me kohe si anti komunista por tani ju Kan ven ever impralizmit Ameriken si shoku Enver thotë:

      Veq kaqe kë then o trimi i Skraparit se si Komondante i ushtrise që je unë mendoj se ti do filloje luften me impralizmit Ameriken?!!! O hajdute Ty Sali Berishen dhe familjen e ti Hamza Kastrijotit Haxhi Qamili isapashe Toptani me shoke juve ju Ka denuare historija e popullit Shqiptare si ask tjeter në historine e saje.. Juve tani disa komunista ekstremist islamike hajduta anti Shqiptare siq Jane Agron Gjekmarkaj Mark Marku me shoke do ju mbrone në per studjot e TV Shqiptare …. Por juve more hajduta anti Shqiptare nga historija Shqiptare dhe ajo e botes demokratike nuk do ju mbroje njeri dhe ju do keni vulen turpit per jet jetve rrofte Shqiprija rrofte Amerika ??????????

  2. te fala pac usta…imperialistet amerikan skan cu bejn..ka ende toke fertile ne shqiperi ku keta te mbjellin idet idiote te fantazis se tyre..zgjohu enver nga varri e bashkuju duetit berisha meta e bejini ball frontit dashakeqes amerikane..po 50 vjet i degjuam brockullat e dulles..po rierdhi dita ti degjojm dhe ne 2021..dhe ka njerez qe i arsyetojn?!!!!keta per pushtet delirojn..po te ishin pak me realist,edhe regjim te jesh,po te tha amerika hap krahun,do e hapesh me zor a me deshire.po ke pak tru e hap me deshire e shef punen tate e smer nje popoull me qaf.po keta rrace debilash e ekstremistash do i shpallin lufte padronit te botes..ne te semes vafshi

    1. Njoftimi i plotë:

      – Z. Antony Blinken e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm.

      Dje pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken.

      Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurtë për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje reformat e qeverisë në fushën ekonomike, krijimin e një klime të favorshme për biznesin, duke përmendur shkurtimin e shpenzimeve operative, nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, si e-government, e-taksat etj.

      Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se ka filluar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit me pasaportat biometrike, ndërkohë që ka përfunduar hartimi i regjistrit elektronik të shtetasve.

      Nga ana e tij, Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në NATO si një moment të madh historik dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare. Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.

      Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken, e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendet do të njohin nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë.

      Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në zhvillimet në rajon dhe proceset integruese të tij, si dhe në zhvillimet në Kosovë. Zoti Antony Blinken, ndër të tjera, vlerësoi rrugën Durrës – Kukës – Morinë si një vepër të madhe të modernizimit të Shqipërisë dhe si shumë të vlefshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

      1. po obama iku trumpi iku saliu ka ngel ende..do ta dyfishoj tha…te thane ik,hap krahun.po ta thoteblinken 12 vjet me vone..po ky o cub malesh dhe donkishot..ik lufto me mullinjte e eres..edhe ti qe me tregon vleresimet e 12 vjet me pare.spo te flas fare ne planin parimor.po behem cinik e po te them hap syte e tregohu pragmatist.murit me koke nuk i biet.koka eshte e jotja ,po ste dhembi vashdo bjeri..iku vdiq enveri ramizi nexhmija,iku nano,iku berisha erdhi prap..e ne jemi ketu ende e sndodhi gje..se ky hap krahun s,humbet gje njeri.e kemi zakon qe nga komunizmi personifikohemi me nje person..o ky o ska..vlen e njejta gje per rilindasit dhe skenderbeun e tyre..po emri ne deftore i doli plakut..po te thirren menjanohu..te tjerve kur tu vi radha po mbase do jene me te mencur se do e kene lexuar servantesin..nejse te fala lilit e suksese ne jete

  3. Altin Goxhaj mund te kete 1001 te zeza por thirrja e tij per shkaterrimin e demokracise nga SOROS del cdo dite dhe me e vertete. Nese duhej ekzekutuar dikush ne shoqeri eshte vete shoqeria e shqyer e SOROS

  4. Eh more Like flori , sikur ke thënë në parlament që nuk e mbron më Xenin, se e ke dhënë një herë dorëheqjen për të, u detyrove t’a mbrosh prap, megjithëse po mbron edhe veten se po të vjen “ora”.

  5. shpallja non grata per Dakon , Doshin e tani edhe per Berishen si persona qe kane vene pasuri te madhe me fondet publike i ka ” prish ” shume pune ketyre se paret e vjedhme do.duhet ti harxhojne ne shqiperi ose ne çdo ven veç USA . Mua si shqiptar me.intereson qe ne se keta kan vjedhe apo shperdoruar fondet publike te shkojne para drejtesise pa se shkoj apo nuk shkoj toma ne Amerike nuk me.hyn hic ne qese . se Gjushit ka.kohe qe esht non grata por gjyqe per te nuk ka …. bile si per inat te Kimit edhe kesaj rradhe me duart e tij si akullore i dha perseri.nje dore domokracise ne qarkun e Durrsit …
    Kushdo qe i ka vjedhe ketij vendi e ketij populli , edhe eshte pasuru me abuzime e pislleqe mos i hongert e mos i.gzoft

  6. Saktë.Tamam fletë rrufe sepse si rrufe u shkruajt direkt pas zgjedhjeve!!!!Dikush ka shkruar se partitë e djathta janë të shitura te Serbi e Greku!!!Po bën shaka pa tjetër!!!!Po harroi Pk ,Pp e Ps e Ramës që jo shumë kohë para shiti Kosovën e detin te Greku.

  7. Sipas një qëndrimi publik dhe zyrtar të Partisë Demokratike, të datës 10 mars 2021, Sali Berisha duhet të përjashtohet nga Parlamenti i ardhshëm që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit 2021, pasi përbën rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta përfshirë familjarisht në listën e zezë, për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuar vetë dhe aleatët, pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj saj dhe për minimin e demokracisë në Shqipëri. Në bindjen e PD-së, personat e shpallur non grata nga SHBA, siç është edhe Berisha, ndalohen nga ligji i dekriminalizimit për të ushtruar funksionin e deputetit. PD-ja me në krye Lulzim Bashën interpretonte ligjin e dekriminalizimit për rastin e Tom Doshit, i ngjashëm me rastin e Berishës, që të dy tashmë pjesë e listës së zezë.

  8. Nuk eshte me te thene

    Ki.parasysh qe berisha eshte 78 vjec. Ky eshte mje faktor percaktues. Te jesh deputet nuk ka ndonje peshe specifike

    Por te anatemosh publikisht nje lider si berisha me stature nder te gjithe shqiptaret e.rajonit, me te mirat dhe.te.keqijat , kur jemi ne kete situate bastarde te ripjelljes se rames, kur vete modeli i berishes ishte lufta kunder bandave dhe korrupsionit fiks si e .ka pershendetur personalisht blinken ne 2009

    Eshte levizje e keqe e lobuar per te bere pis shqiptaret, provokacija.e rama vucic

    Me kete reforme ne drejtesi te udhehequr e uzurpuar nga ish sigurimsa e ish prokurore te enver hoxhes.

    Kjo eshte tallje trapi super e madhe super super e madhe.

    Dhe maskaralleku nuk eshte perjashtues , i ze te tere dhe ne usa ka probleme me te medha se njollosja e nje lideri historik si berisha

    Keto praktika fleterrufe te nisura nga vete usa si eksperiment me adriatik llallen jane te destinuara per te deshtuar por usa nuk pranoi qe iraku nuk kishte wmd keshtu qe kjo eshte vetem beteje personale e.berishes.

    Per.cdo shqiptar dinjiteti eshte i shenjte.

    Cdo shqiptar pertej dasive politike nuk eshte dakord qe te cenohet dinjiteti i kujtdo , pa nere nje transparence.

    Ndersa per cenimin e retorikes, kjo eshte lajthitje super e madhe, asnje ska te drejte te te gjykoje per fjalen e lire. Per me teper qe berisha me ato fjale vetem ka denoncuar keq qeverishen dhe korrupsionin.

    Keto nuk jane veprime te nje pune te paster , por te mje lobimi super te forte.
    Asnje ne rajon nuk eshte i paster. As edhe nje. Por te gjithe kane mbeshtetes te shumte. Amerika do qe ti voje ne preherin e putinit serbet bullgaret malazezet maqedonet boshnjaket?? Ndersa ne shqiptareve tek erdogani??

    Kjo lloj politike tregon vetem paqartesi dhe dobesi ne gjykim nga zyrtaret e dosjes. Pra jane blere.
    Blerja eshte me para, me premtim, me budallallek
    Ky veprim politik i shba eshte ne kundershtim te plote me linjen amerikane per shqiperine.
    Per ti bere qoke gjysmake nje reforme te deshtuar ne drejtesi

    Veprime te keqija ne shume plane per te.gjithe shqiptaret. Nga 200 veta 20 ja e shqiptare me kete dizenjim publik te state department
    Valle ska te tjere ne ballkan te korruptuar????
    Gjukanovic??
    Dodik??
    Vucic??
    Bernabic??
    Dacic??
    Gruevski????
    Todorov???
    Zaev????

    Apo rumune e bullgare plot

    Eksperiment i deshtuar i amerikes.

    Amerika nuk mban boshtin moral ne bote
    I fuqishem po aleat po por moral jooo!

    Eksperimente me kavie shqiptare

    Kete poshtersi e ka keekuar rama. Asnje efekt tjeter vetem relativizimi i masakres zgjedhore

    Sinqerisht falje tom doshi dhe gjush dako, ju kane marre erzin per eksperiment
    Ju keni hak burgun por jo poshterimin per eksperiment , te moralisteve pa moral te.state department

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *