• |
ide | kryesore

Burrel/ Makina përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Burrelit. Një 50-vjeçar u përplas për vdekje në qendër të qytetit, pranë postës. Viktimë mbeti shtetasi me inicialet A.R., i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Edhe pse ai u dërgua në Spitalin e Burrelit, nuk mundi t’i mbijetonte goditjes së rëndë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *