• |
ide | kryesore

De Ligt është “Gentleman 2021”: hollandezi mund Lautaro Martinez e Kjaer

-Instant, Sport



Matthijs de Ligt ka fituar Çmimin Gentleman të Serie A, duke mposhtur Lautaro Martinez dhe Simon Kjaer (Gentleman Milan Award). Hollandezi gjithashtu mori çmimin Gentleman Juve. Nicolò Barella fitoi mirënjohjen mes lojtarëve të Interit. Claudio Ranieri (Sampdoria), i votuar nga të gjithë trajnerët e Lega B dhe kushtuar kujtimit të “Gigi Simoni”, ia doli mes trajnerëve. Lady Fair Play 2020/2021 është Sara Gama (Juventus).

Janë përzgjedhur gjithashtu edhe dy golat më të mirë të sezonit, të shënuar nga Inter dhe Milan, e të votuar nga tifozët përkatës të klubeve. Për zikaltrit u zgjodh goli i Romelu Lukakut në derbin në San Siro, ndërsa për kuqezinjtë ai i Rafael Leaos, i shënuar ndaj Beneventos.

Midis çmimeve specialë të Gentleman, njëri i kushtohet karrierës në bardhezi të Claudio Marchisios, kampion brenda dhe jashtë fushës. Simbol i sportivitetit dhe respektit. Një “Njeri i sportit” i veçantë edhe për Marco Bogarelli, ish-presidenti i Infront, që humbi jetën disa javë më parë. Çmimet e Gentleman Lega Serie B “Piermario Morosini” dhe Gentleman Lega Pro shkuan përkatësisht për Andrea Costa të Reggiana dhe Riccardo Colombo të Aurora Pro Patria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *