• |
ide | kryesore

Greqia hap Kapshticën vetëm për punonjësit sezonalë deri më 31 maj

-Instant, Lajme, Të fundit



Greqia ka hapur ditën e sotme kufirin me Kapshticën për emigrantët shqiptarë që mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Sipas një njoftimi bëhet me dije se pika e kalimit në Kapshticë do të qëndrojë e hapur deri më datë 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00 për të gjithë personat që mbajnë statusin e puntorit sezonal. Ndërkohë që bëhet me dije se këta persona fillimisht do t’i nënshtrohen një testi të shpejt për COVID-19 e më pas do të lihen të kalojnë kufirin.

“Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.”- sqarohet ndër të tjera në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *