• |
ide | kryesore

Kishte shkuar për trajtim nga Covid-19, tre punonjës të një spitali privat përdhunojnë në grup 45 vjeçaren

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi. Një paciente me koronavirus dyshohet se është përdhunuar në grup nga tre punonjës në një spital privat para se ajo të ndërronte jetë. Gruaja 45-vjeçare po trajtohej për Covid-19 në Paras, një njësi shëndetësore private në shtetin indian të Biharit.

Sipas vajzës së saj, ajo u përdhunua nga tre punonjës në spital më 16 maj. Vajza e viktimës pretendon gjithashtu se doktorët e intubuan nënën e saj, në mënyrë që të mos tregonte mbi përdhunimin.

“Nëna ime shkoi në spital me këmbët e veta dhe gjendja shëndetësore e saj nuk ishte e rënduar, paçka se kishte disa simptoma. Por, në spital u sulmua seksualisht nga 3 burra. Kur u rëndua gjendja, nëna m’i tregoi të gjitha. Doktorët e intubuan që ajo të mos denonconte në polici. Ky spital duhet mbyllur urgjentisht”– deklaroi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *