• |
ide | kryesore

Koeman, divorci me Barcelonën i sigurtë: “Në pjesën e fundit të sezonit nuk ndjeva besimin e klubit”

-Instant, Sport



Ronald Koeman nuk përdor lojëra fjalësh për të shigjetuar Barcelonën, klub me të cilin është i lidhur me një kontratë deri në vitin 2022. “Në pjesën e fundit të sezonit nuk ndjeva besimin e klubit. Nuk kemi folur akoma për të ardhmen time dhe e kuptoj që ka dyshime në lidhje me rezultatet – shpjegoi trajneri holandez – E kuptoj që për të fituar duhet të bësh ndryshime. Nëse është cështje lojtarësh, në rregull, por duhet komunikuar”.

Ish-trajneri i Holandës, në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit spanjoll kundër Eibar, flet për të ardhmen e tij, gjithnjë e më në dyshim pas rënies së ekipit në javët e fundit dhe lamtumirës për mundësinë e fitimit të La Liga. “Nuk e di nëse do të vazhdoj, kemi vendosur të flasim për këtë në fund të sezonit, unë dua të respektoj kontratën time, por fjala e fundit i takon presidentit. Të shohim. Nëse klubi mendon se nuk jam personi i duhur, do të flasim në fund”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *