• |
ide | kryesore

Për Elseid Hysaj nuk ka asnjë ofertë: menaxheri kthen sytë përsëri nga Napoli

-Instant, Sport



“Nuk kam dëgjuar më nga Napoli, deri më sot kam lëvizur me klube të tjera për Hysaj. Ndoshta, pas ndeshjes kundër Veronës, presidenti na kontakton. Nuk e pritëm përfundimin e kampionatit qëllimisht: jo vetëm në Itali, askush nuk e ka vendosur kush është trajneri”. Ka qenë edhe njëherë i lëkundur si gjatë gjithë periudhës së fundit në të cilën Elseid Hysaj ka qenë në përfundim kontrate me Napolin, menaxheri i shqiptarit Mario Giuffredi.

Sipas asaj që Giuffredi ka saktësuar për të asistuarin e tij, duke folur për Radio Punto Nuoto, për shkodranin nuk ka asnjë gjë të qartë, madje një prapaktheu që mund ta lërë atë akoma në Napoli. “Ne nuk kemi nënshkruar me ndonjë klub: nëse na bëhet një ofertë, ne do ta vlerësojmë atë, madje edhe nga Napoli. Asnjë përjashtim përballë një qëndrimi në Napoli”, shtoi ai. “Sepe? Më rezulton që Ospina mund të largohet dhe Gigi mund ti interesojë Napolit. Vetëm këtë vit ai nuk bëri një kampionat të shkëlqyer, por ai mund ta luajë vendin me këdo”, përfundoi Giuffredi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *