• |
ide | kryesore

Pfizer-BioNTech premton 2 miliardë doza për vendet e varfra

-Instant, Lajme, Planet



Partnerët amerikanë dhe gjermanë të vaksinës Pfizer-BioNTech premtuan një sasi prej 2 miliardë dozash të vaksinës së tyre për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pjesë e një përpjekjeje globale për të mbyllur hendekun e vaksinave midis kombeve të pasura dhe të varfëra. Kreu ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla e bëri njoftimin në emër të partnerëve farmaceutikë gjatë Takimit Global të Nivelit të Lartë për Shëndetësinë të organizuar në Romë nga Kryeministri Italian Mario Draghi. Në takimin që kishte në qendër pabarazitë e vaksinave në të gjithë botën, merrnin pjesë anëtarë të Grupit të 20 fuqive ekonomike dhe Komisionit Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian.

Zoti Bourla tha se një miliard dozat e para të vaksinës së tyre do të dorëzohen këtë vit dhe pjesa tjetër në vitin 2022. Kompanitë farmaceutike të SHBA-së Moderna dhe Johnson & Johnson gjithashtu premtuan dhurime përkatësisht prej 200,000 dhe 100,000 dozash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *