• |
ide | kryesore

Presidenti Demi kryqëzon Jorgjin: “Një monstër, për ndjekje penale”. Rama: “Vitin tjetër këmisha për çmendi”

-Instant, F1, Sport, Video



“Tani pasi e kam parë disa herë them që ky monstër Enea Jorgji është një i pafytyrë dhe do e shohim çdo bëj rrugës me të, se unë do jem për një kohë të gjatë në futbollin shqiptar”. Një kërcënim i Presidentit të Partizanit Gazment Demi për arbitrin që i fiku shpresat e titullit me një penallti të paprecedentë. E megjithatë, numri 1 i klubit kryeqytetas nuk ndalet me aq: “Dëgjova se kish thënë që nuk e bënte pis ndeshjen, por ky qenka një person pa dinjitet që me këtë që ka bërë do mbetet në histori si një Pisanjos që ka njollosur veten në futbollin shqiptar – vazhdoi Demi -. Patjetër që ne si Partizan me këta rrugeçër do ndjekim gjithmonë rrugët ligjore për të çuar futbollin shqiptar në rrugë të drejtë dhe patjetër një mostër si Jorgji do çohet për ndjekje penale nga ne”.

Të kuqtë akuzojnë -6 pikë nga arbitrimi jo korrekt: goli i anulluar ne Fier, goli i anulluar me Teutën në “Elbasan Arena”, goli i anulluar me Laçin, situatë që i ka nxjerrë drejtuesit e klubit jashtë orbite, sidomos me një penallti që nuk ka shpjegim. Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama ka shkuar rëndë me fjalët: “Nuk e kam parë ndonjëherë atë hezitim, nuk e di se çfarë ka gjykuar në ato momente arbitri, por kam parë gjestin e Belicës dhe e ka dorën duket sikur ka veshur atë këmishën lidhëse që përdorin në këto çmendinat që dorën e ka krejtësisht të ngjitur me trupin. Mbase për ta bërë më evidente, vitin tjetër i blejmë ca këmisha, por s’di kujt t’ia vesh në këtë rast sepse nuk e gjykoj dot”.

Edhe një si tekniku Ilir Daja, gjithnjë brenda normave e nga ata që ruan qetësinë, në përfundim të ndeshjes ka shpejtuar të kërkojë llogari duke e kapur nga krahu Bajramajn por edhe Jorgjin: “E kam parë nja 30 herë deri tani. Nuk e di ku e gjen kurajon gjyqtari të vendosë një penallti të asaj natyre. Belica e ka parakrahun para trupit. Në momente të tilla Jorgji është i duhuri për të vendosur kampionatin”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *