• |
ide | kryesore

Punonjësit e HEC-eve të Ulzës dhe Shkopetit kundërshtojnë vendimin për largimin nga puna

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa punonjësish të kompanisë KURUM që administron hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit janë hedhur në protestë pas vendimit për t’i larguar nga puna.  Ata u mblodhën në hyrje të HEC-it të Shkopetit, duke kundërshtuar këtë vendim. Punonjësit shprehen se nga 160 vetë kanë ngelur vetëm 42 punonjës. Kompania i ka vënë në dijeni se do të heqë dhe më shumë se 10 vetë.

“Ne do kalojmë në grevë urie. Do ndalojmë pajisjet. Këto shkurtime kanë të bëjnë me sigurimin Teknik në punë. Nga 6 veta në turn kanë ngelë vetëm 2 vetë”, tha ai.

Në mbështetje të protestës ishte dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci.



1 Comment

  1. Taf Koleci eshte nje injorant i pa shkolluar…
    Sindikatat e Rames jane vetem per te vjedhur kuatizacionet qe NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN u mbahen ne bordero punonjesve per te paguar keta injorant te sindikatave fantazme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *