• |
ide | kryesore

Autoritarizmi i Ramës dhe rreziku i kritikës nihiliste ndaj tij

2, Ide



E lexova me vëmendje replikën e Andi Bushatit jo vetëm se shpreh shqetësime të rëndësishme, por edhe sepse e respektoj mendimin dhe integritetin e tij mediatik, edhe pse nuk bie dakord me të në disa pika. Argumenti kryesor i Bushatit është se Rama ka instaluar një regjim autoritar dhe jo diktatorial në Shqipëri. Evidenca që ai ofron për të argumentuar këtë është reduktimi i lirisë mediatike, kontrolli i të gjitha pushteteve, si dhe kapja e sistemit të drejtësisë. Sipas Bushatit, “një regjim ku udhëheqësit politikë nuk i nënshtrohen kontrollit nga pushtetet e tjera, qoftë ai i drejtësisë, apo qoftë ai mediatik, nuk është veçse autokratik”.

Është e vërtete që niveli i demokracisë nën qeverisjen Rama, por edhe më parë, ka një tendencë shqetësuese përkeqësimi, një trend që e shohim edhe në nivel global. Sipas “Freedom House”, nëse mesatarja e demokracisë shqiptare gjatë viteve 2005-2008 ishte 4.19, në 4 vitet e fundit të qeverisjes Rama demokracia ka rënë në nivelin 3.84.

Megjithatë, po sipas “Freedom House”, Shqipëria sot nuk klasifikohet as si sistem autoritar gjysmë i konsoliduar (semi consolidated authoritarian regime) dhe aq më pak si sistem autoritar i konsoliduar (consolidated authoritarian regime). Shqipëria sot klasifikohet si demokraci hibride ose në tranzicion. Natyrisht kjo nuk do të thotë se vendi nuk ka mjaft probleme themelore me demokracinë. Aq më pak do të thotë se nesër nuk mund të rrëshqasim në një sistem autoritar.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Një replikë me Blendi Kajsiun për regjimin e Ramës

Arsyeja se përse Bushati e klasifikon sistemin tonë politik si autoritar buron nga fakti sepse ai ngatërron autoritarizmin e Ramës me autoritarizmin e sistemit në përgjithësi, duke e reduktuar tërë sistemin tonë politik, ekonomik dhe mediatik te Edi Rama dhe vullneti i tij personal. Që Rama është një lider autoritar si në parti edhe në qeveri është diçka që e besoj dhe e kam thënë hapur. Por të pasurit e një lideri autoritar nuk do të thotë që sistemi politik është automatikisht autoritar. Nuk duhet ngatërruar individi me sistemin. Donald Trump ishte një lider autoritar jashtë kontrollit të medias dhe sistemit të drejtësisë amerikane. Nëpërmjet kontrollit total të Partisë Republikane kontrollonte edhe Kongresin edhe Senatin.

Madje arriti deri aty sa të argumentonte që Presidenti ishte mbi ligjin. Ama kjo nuk e transformoi SHBA-në në një sistem autoritar. Gabimi buron nga fakti se përkufizimi i sistemit autoritar që bën Bushati është i pjesshëm, ai fokusohet vetëm te përqendrimi dhe kapja e pushteteve te një lider (që Rama e përmbush). Ama sipas Enciklopedisë Britanike, një tjetër element themelor i një regjimi autoritar është mungesa apo kufizimi i opozitës dhe e mundësisë që pushteti të përmbyset me votë.

Ndaj këtu duhet patjetër të merremi me opozitën, jo për t’i bërë mbrojtje me spond pushtetit, por sepse ekzistenca dhe liria e opozitës përbën një element themelor në përkufizimin ose jo të një regjimi si autoritar. Sipas Bushatit, regjimi aktual nuk mund të përmbyset me votë, sepse Basha dhe Meta nuk e arritën këtë gjë si pasojë e kasaphanës apo masakrës elektorale.

Dhe këtu ndahemi me Bushatin, sepse unë mendoj që është krejtësisht e mundshme që Rama të rrëzohet me votë dhe se opozita kryesore (PD) në Shqipëri ka hapësirën e mjaftueshme mediatike, financiare dhe politike për të kryer fushatë elektorale dhe aktivitetin e saj në përgjithësi. Kjo nuk do të thotë se zgjedhjet nuk patën probleme, që nga blerja e votës, përfshirja e elementëve kriminal, deri te shkelja e ligjit me tenderimet dhe paratë publike.

Ama të gjitha këto, në mendimin tim, nuk ndikuan aq sa për të transformuar vullnetin e pakicës në shumicë. Këtë e vërtetojmë me dy fakte të thjeshta dhe të gjithëpranuara. Së pari, PD-ja humbi në qytetin e Tiranës, kampioni më përfaqësues i Shqipërisë, ku të gjitha fenomenet që denoncoi, që nga blerja e votës dhe klientelizmi, deri te paratë e tërmetit dhe krimi i organizuar janë më pak prezente. Në fakt, në rang vendi PD-ja fitoi më shumë në ato hapësira ku prezenca e blerjes së votës dhe e klientelizmit, si pasojë e varfërisë, është me e lartë dhe humbi në qendrat urbane ku këto fenomene, edhe pse prezente, janë më të pakta. Nëse blerja, klientelizmi dhe krimi ishin faktorët përcaktues, atëherë harta elektorale do të ishte shumë ndryshe. Së dyti, PD-ja hyri në garë për të dalë parti e dytë.

Nëse Rama deklaronte hapur se PS-ja do dilte parti e parë me 75 apo 76 mandate, Basha kurrë nuk e bënte këtë. Ai thoshte “ne do të fitojmë”, por kurrë nuk deklaronte se PD-ja do të marrë më shumë vota apo mandate se PS-ja. Në fakt, asnjë nga analistët apo intelektualët pranë opozitës nuk e artikulonte dhe nuk e besonte këtë ide. Sipas shumë prej tyre, ekzistuaka një “konstante historike” që e ka dënuar PD-në të jetë përjetësisht parti e dytë. Ndaj, nga Basha deri tek analistët më pranë opozitës askush nuk ka deklaruar apo argumentuar që në zgjedhjet e fundit PD-ja mori më shumë vota apo mandate se PS-ja.

PD-ja jo vetëm nuk doli parti e parë në zgjedhje, ajo as nuk e synoi këtë, ndaj bëri koalicion nga Duka te Mediu dhe Meta. Por nëse pranojmë këtë fakt, pra se në zgjedhje PD-ja ka dalë e dyta, pranojmë humbjen e zgjedhjeve prej saj. Në një sistem bipartiak si ky yni, gjithmonë qeveris partia e parë. Nuk mund të pranosh që je parti e dytë në një garë me dy parti dhe njëkohësisht të pretendosh se të vodhën zgjedhjet.

Aq më tepër kur diferenca me partinë e parë është tejet e madhe. Nëse pranojmë logjikën e mësipërme, zgjedhjet më shumë se u vodhën u humbën nga PD-ja, për arsye që nuk mund t’u futemi këtu. Por nëse Rama mund të rrëzohet me zgjedhje, atëherë nuk jemi në një sistem autoritar.

Në rastin konkret, unë nuk di ndonjë lider të opozitës (PD) të vrarë apo të arrestuar, ndonjë miting të opozitës që nuk është lejuar nga pushteti apo ndonjë censurë mediatike apo financiare që i është bërë opozitës PDLSI para apo gjatë fushatës.

Të gjitha këto ndodhin në sisteme autoritare. Natyrisht kjo nuk do të thotë aspak se zgjedhjet nuk patën probleme që duhen adresuar. Ama është e vështirë të flasësh për “masakër” apo “kasaphanë” elektorale, siç bën Basha, për të mbajtur PD-në. Këtu Bushati me siguri do të më kundërshtojë me skandalin e vjedhjes së të dhënave personale, që sipas tij, “nuk mund të ndodhte në një vend minimalisht demokratik”.

Natyrisht që skandali ish shumë i shëmtuar dhe ndaj besoj se i kushtoi shumë më tepër vota PS-së sesa PD-së. Por diçka e ngjashme ndodhi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 në SHBA, një vend minimalisht demokratik.

Quhet skandali i “Cambridge Analitica”, një firmë private e fushatës së Donald Trump që bleu/vodhi mbi 86 milionë profile private të votuesve amerikanë nga “Facebook”. Dhe të dhënat që ka “Facebook” janë shumë më intime dhe të detajuara sesa ato të “e-Albania”. Kjo nuk justifikon skandalin, por nuk mund të shohim çdo shkelje të kodit apo procesit zgjedhor si evidencë se jemi në një sistem autoritar.

Përndryshe do të na duhej të deklaronim sistem autoritar vende si SHBA-ja, ku zgjedhësve të opozitës (Partisë Demokratike) në zgjedhjet e fundit presidenciale u është dashur të presin 8 orë në radhë për të votuar, janë hequr nga listat e votuesve ose iu është mohuar e drejta për të votuar me postë nga një drejtor poste që ishte mik personal dhe donator i Presidentit Trump.

Pa përmendur lekun e hedhur nga miliarderët dhe fenomene si gerrymandering (manipulimi i distrikteve elektorale) që i garanton Partisë Republikane fitoren e shumë mandateve në Kongres. Identifikimi i sistemit tonë politik me autoritarizmin injoron problemet themelore me të cilat përballet si media, edhe politika jonë. Kështu, problem themelor i medias sot nuk është censura, por mungesa e besueshmërisë.

Dhe kjo ka të bëjë shumë më pak me autoritarizmin sesa me strukturën e pronësisë. Mediat janë në pronësi të interesave ekonomike që i përdorin ato herë si mburojë dhe herë si pistoletë si ndaj pozitës, edhe ndaj opozitës.

Ato janë aq të instrumentalizuara saqë sapo publikojnë një skandal pyetja e parë që bëhet në publik është kë po godasin dhe përse? Instrumentalizimi i mediave për interesa të ngushta ekonomike të pronarit ka prodhuar si fragmentizimin, edhe mungesën e gazetarisë investigative. Çdo aktor ekonomik me një farë peshe blen apo krijon një media.

Mediat “investojnë” te politikanët, herë majtas, herë djathtas dhe herë në të dyja krahët. Kjo bën që shoqëria jonë të ketë më shumë media për frymë se ndoshta shumë shoqëri me demokraci të konsoliduar. Për pasojë, në hapësirën tonë mediatike ka një kakofoni dhe shumësi të vërtetash që e trullos qytetarin, duke e fshehur më shumë se zbuluar realitetin.

Është po ky instrumentalizim i medias për interesa ekonomike që kufizon edhe gazetarinë investigative. Kjo lloj gazetarie kërkon burime të bollshme financiare, që në shumicën e rasteve pronarët nuk i kanë, sepse mediat dalin me humbje. Ndërkohë që investigimi ndal aty ku i intereson pronarit dhe jo tek e vërteta. Natyrisht, investigimi mungon edhe sepse ka censurë nga pushteti dhe ndonjëherë edhe nga opozita. Ama unë nuk di ndonjë skandal madhor në qeverisjen Rama që nuk është mbuluar dhe zbuluar në media, përfshirë edhe rastin e Teatrit Kombëtar që Bushati e përmend si shembull censure.

Madje pak para se të publikohej replika e Bushatit pashë një emision mjaft të mirë të mikut tonë Neritan Sejamini në “Euronews”, që tregonte të gjithë manipulimin ligjor që u bë nga qeveria Rama për të shembur teatrin. Fakti që as vetë Bushati nuk e kish parë këtë emision vërteton efektin e fragmentimit dhe kakofonisë mediatike. Pra, goditja më e madhe që Rama i ka bërë medias është kapja dhe injorimi më shumë sesa censura. Por kapja nuk është thjesht produkt i autoritarizmit të Ramës sa pasojë e strukturës mediatike të pronësisë dhe instrumentalizimit që i bëhet asaj nga pronarët.

Nuk është thjesht gatishmëria e Ramës për t’i blerë mediat, është gjithashtu nxitimi i tyre për t’u shitur. Dhe në fakt ky nuk është një problem thjesht shqiptar, ndonëse te ne ndodh në mënyrë më banale. Kapja e mediave nga interesa ekonomike ka ndodhur prej kohësh në SHBA dhe në vende të tjera demokratike, ku mediat janë blerë nga korporata të mëdha. Dhe kjo ka prodhuar mungesën e besueshmërisë së tyre te popullata. Nga aty del shprehja e famshme “fake news” e Trumpit për mediat. Ashtu sikurse mediat, edhe problemi i krimit të organizuar dhe i pastrimit të parasë janë probleme globale më shumë sesa të autoritarizmit shqiptar.

Nuk mund të kuptosh se ç’po ndodh me krimin e organizuar në Shqipëri pa kuptuar ç’po ndodh në Barcelonë, Londër apo Holandë, ku ky krim kryen aktivitetin e tij kryesor. Shpesh harrojmë që dy portet kryesore ku futet kokaina në Europë janë Barcelona dhe Roterdami. Dhe kemi të bëjmë me vende që ndryshe nga ne, kanë edhe kapacitetin shtetëror dhe policor për të bërë kontrolle efikase.

E megjithatë askush nuk mendon se kryeministrat e këtyre vendeve drejtojnë trafikun e drogës në Europë. Po kështu, pastrimi i parasë ka të bëjë me lëvizjen e lirë të kapitaleve dhe me parajsat fiskale që ndodhen në Europën Perëndimore. Skandale si ai i Unazës së Madhe ndodhin dhe janë vështirë të zbardhen edhe sepse është e thjeshtë dhe e ligjshme të regjistrosh një kompani në një parajsë fiskale në mënyrë anonime pa e zbardhur kurrë emrin e vërtetë të pronarit. Bankat e Zvicrës janë destinacioni kryesor i parasë së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë, Londra është një nga qytetet kryesore ku oligarkët rusë dhe krimi i organizuar pastron paratë nëpërmjet ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. E megjithatë kur flitet për këto fenomene në Shqipëri, të krijohet përshtypja se jemi ende në komunizëm. Vendi është krejtësisht i izoluar nga bota dhe nën kontrollin e një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Me këtë nuk dua të them se paraja nuk po përqendrohet në pak duar apo se nuk ka oligarkë që po përfitojnë shumicën e tenderëve apo të pronave publike nëpërmjet lidhjes së tyre të shkurtër me Ramën. Por këta nuk janë oligarkët e Ramës, aq sa Rama është i tyre. Në fakt janë të njëjtët që ishin dje dhe që me shumë siguri do të vazhdojnë edhe nesër nëse Basha vjen në pushtet.

Në këtë aspekt, sistemi politik është i kapur sa nga PS-ja, aq edhe nga PD-ja dhe vështirëson daljen e forcave të reja politike si Vetëvendosja, votat e së cilës u vodhën me marrëveshje mes dy të mëdhenjve. Ndaj është jo vetëm gabim, por i bën edhe një dëm të madh Vetëvendosjes, të përdorësh rastin e saj për të justifikuar alibinë e PD-së rreth “masakrës” elektorale. Ndonëse unë e kuptoj dhe e respektoj tendencën e Bushatit dhe analistëve të tjerë për të qenë kritikë, është e rëndësishme që kritika të mos transformohet në nihilizëm, sepse humbet forcën dhe arsyen e saj, që është përmirësimi i realitetit ku jetojmë.

E kuptoj shqetësimin e tyre me “dështimin” e Reformës në Drejtësi, edhe pse ajo ende nuk ka përfunduar. Është e vërtetë që “peshqit e mëdhenj” ende nuk bien shpesh në rrjetën e drejtësisë dhe se ajo frikësohet apo mund të përdoret nga pushteti. Megjithatë dënimi i ishKryeprokurorit Adriatik Llalla nga SPAK tregon se jo të gjithë peshqit e mëdhenj shpëtojnë.

Nga ana tjetër, procesi i vetingut, edhe pse jo perfekt, reduktoi në mënyrë të ndjeshme numrin e gjyqtarëve apo prokurorëve të korruptuar ose të përfolur për korrupsion. Si i tillë ishte një proces pozitiv dhe që e pastroi dukshëm trupën gjyqësore dhe për herë të parë i vuri një farë kufiri papërgjegjshmërisë shpesh flagrante të sistemit të drejtësisë.

Po kështu, në rastin e zgjedhjeve mjafton të kujtojmë se sot nuk debatojmë më për manipulimin e listave apo vjedhjen e votës në kuti kur flitet për partitë kryesore. Kutitë hapen dhe rinumërohen. Kjo është një arritje sa e madhe, po edhe aq e injoruar. Vetëm që nga zgjedhjet e viti 2013 vota për partitë kryesore te ne është numëruar siç është hedhur në kuti. Në zgjedhjet e vitit 2009 patëm fenomenin e Ruzhdies, ku komisionerët falsifikuan rezultatin.

Pa përmendur zgjedhje të mëparshme ku manipuloheshin listat në mënyrë që votuesit e PD-së të mos gjenin qendrën e tyre të votimit. Ndaj, nëse zgjedhjet e 2021-shit i quajmë “masakër elektorale”, edhe pse nuk ka asnjë evidencë të besueshme që listat janë manipuluar, që PD-së vota i është vjedhur apo keqnumëruar, si do ta quajmë një proces elektoral nesër nëse këto fenomene ndodhin?

Nëse sot flasim për “kasaphanë elektorale” kur partia më e madhe opozitare ka hapësirën mediatike, financiare dhe fizike për të kryer denoncimet dhe aktivitetin e saj, madje shpesh është ajo që i bojkoton mediat dhe jo anasjelltas, çfarë do themi nesër nëse kjo hapësirë reduktohet? Mos vallë do të fillojmë të flasim për “gjenocid” apo “holokaust” elektoral?

Ndaj, është e rëndësishme që fjalët të përdoren me kujdes, se përndryshe humbasin vlerën. Në fakt, ky është një nga problemet themelore të medias sonë, fjala e saj më shumë se e censuruar është e zhvleftësuar. Problemi i analistit sot nuk është censurimi, por injorimi.

Dhe një nga gjërat më të rrezikshme për demokracinë është zhvleftësimi i fjalës apo rënia në nihilizëm. Janë hapat e parë drejt autoritarizmit.

Panorama



26 Comments

  1. O Kajsi , Britanica ka nevoje per rifreskim. Demokracia hibride transformohet perdite ne regjim, nese do te ekzistonte si koncept do te ishte Basha jo Rama. Rama eshte qartaz lider-shtet diktator. Por mbi te gjitha pergjigja jote mungon totalisht SOROS dhe shoqerine e tij te shqyer ne Shqiperi me ndihmen e njeri tjetrit. Ne kete mes shtoji dhe mungesen e opozites totalisht dhe shiko mire se del diktature dhe kaluar diktatures. Po te flasim per shoqeri civile dhe qytetari pjesemarrese, Afrika na e kalon .

  2. Ku jeton ky UFO o Bushat, se kishte vite qe i kishte qe i kishte humbur vula?!
    Ne se ka njeri qe e kane sulmuar gjithe pushtetaret dhe ish pushtetaret ( qe nga Saliu dhe ai qe i merr vendimet nen efektin e efektin e kokaines dhe eshte 10 here me i keq se Saliu) je ti Z. Bushati.
    U habita qe u tregove tolerant me letyren Myslim Derriza qe me zerin e sorres na cau k… me dy gjera te kalbura qe i perserit e i sterperserit!
    Ate e ka cviregjuar partia qe ne kohen kur ishte polic tatimor.
    Kurse ti u bere gazetar jo si aflred peze kerma qe qelb cdo studio me eren e kalbesise se ferrit…

    Mos u merr me kete pjeshken dhe kajsine qe per mua ka pjerdhur dhe eshte rroc1karizuar komplet..dhe po ecen ne gjurmet e Ngjeles se rrjedhur…

    Ky qe na krahason me Ameriken dhe termat e enciklopedise britanike harron se nuk eshte rastesi qe jemi edhe pas Kosoves ne shume drejtime.
    Pse nuk patem asnjehere zgjedhje si Kosova?
    Sepse ketu ndyresia eshte ne nivelin infinit!

    Une nuk mendoj se pjeshka apo kajsia e ben kete gabim se i eshte lodhur truri ngaqe fitoi cmimin nobel ne gazetari
    Bushat as te njoh as me njeh por te them qe mund te kishe qene edhe ti si sahanlepiresit bolino dhe baze por nuk u shite dhe qendrove Gazetar!
    Prandaj te sulmojne gjithe tenderaxhinjte, mundohen te gjejne qimen ne syrin tend dhe nuk shikojne traret ne syte e sahanlepiresve!!!

  3. Sot kur çliruesit dhe garantët e Kosovës e kanë shpallur Berishën non grata është interesant të njihet ky dokument sekret i Shtëpisë së Bardhë i 25 viteve më parë ku bëhet fjalë për qëndrimin e atij që e lidh këtë vendim me “luftën e tij” për Kosovën.

    Bëhet fjalë për një takim të ish-Presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

    Berisha i ka deklaruar Klintonit se njihte vetëm autonominë e Kosovës brenda Serbisë, jo pavarësinë e saj.

  4. Tani është vetëm java e parë e betejës kundër Berishës dhe ai ka pranuar gati se dhe betejën që shpiku me avokatin francez e ka të humbur. E vërteta është se ai nuk ka shpresuar të fitojë ndonjë gjyq, por ka marrë një avokat të shquar të negociojë azilin politik në Francë, në rast se këtu i hapet padi penale.

    Por PD do të përballet me sfida të tjera të berishëve. E bija ka mbyllur gjyqin e transaksioneve të saj me Fazlliçin, me arsyetimin se janë vonuar letrat që duhet të vinin nga Qipro, në një histori të dyshuar si pastrim parash me Damir Fazlliçin, ndërsa i biri ka mbyllur me imunitetin e Mediut, gjykimin për rolin e tij në Gërdec. Kështu që PD tani e tutje, ka për të marrë vetëm lajme të këqija nga Berishët e Metët, dhe nëse e lidh fatin e saj me ta, do shkojë bashkë me ta.

  5. Jeto ketu , kritikoje dhe jo ta ofendosh , pastaj hajt e derdellit se jetojme ne vendin me te lire e demokratik ne bote o Kajsi . Ne jemi me keq se Kolumbia , biles me keq edhe se Medelini o Kajsi . Ketu nuk vidhet , ketu grabitet , ketu te vjedhin edhe fjalen edhe xhepat .

  6. Toma me Qifen qe morën gati mbi 30 mijë vota në Tiranë(kampioni i Shqipërisë) kanë nevojë t’ua shpjegosh o Kajsi për: Raporti Freedom House, Enciklopedia Britanica, Trump, Cambridge Analytica, Trump, Fake News Trump, për Mediat që nuk janë të kapura se po të gërmosh te 3% i audiencës ndoshta gjen dhe emisone opozitare.

    Edhe në raporte që citon je selektiv përveçse godet sa herë jepet mundësia Trumpin (sipas udhëzimeve kuptohet).

    Thua se këto ndodhin edhe në New York e Londër madje nga Hollivudi bëhen filma, kështu po i bini në qafë Velise me kullat e Ndraghetës, rrjetit të patronazhistave dhe intelektualëve të Tao Taos në Elbasan.

    Madje rinia dhe shtresa e mesme që duan të ikin nga vendi janë nihilista dhe në vend ti besojnë syve të tyre duhet të lexojnë raportet dhe analizat e elitës tonë e do kuptojnë që nuk jetojnë në një regjim autoritar ku Ramës po ju tek të bëj diçka do pengohet nga ligji dhe rregulli.

  7. Ky Kajsiu jeton ne nje bote paralele, vetem teorira pa arritur tek thelbi, sepse nuk i intereson.
    Shef ky rreth e rrotull sec behet, si jetojne shqiptaret, varferia ne kulm, korrupsioni dhe vjedhja sheshit, vrasje perdite, zgjedhje te lira s’ka, arroganca e pushtetit ne cdo qelize te shoqerise, ndarja jug veri.

    Relativizimi i te keqes, con ne pranimin e saj si normalitet dhe gazetare si ky i sherbejne ketij qellimi me vetedije.

  8. Ja dhe zedhenesi i Kartelit te Medellín-it , direkt nga Kolumbia vjen per te mbrotjur qeverine qe shenoi rekorde ne drogat e gjithe llojeve.

  9. O Kajsi, o Pjeshke Sorosiane.
    Kur permend si dicka vero puro Freedom House, qe ketu bie poshte.Kush e ushqen kete organizate , soji yt e NGO Sorosiane .
    Edhe Dep State , e tregoj se nga kush ushqehet me info , nga shtypi i blere me pare droge dhe nga NGO e nga kundershtari politik ( a ka inteligjence me idiote, e bejne cdo gje te trashe)
    Intervistoni ne popull e shikoni si shkojne te dhenat qe ti i referohesh.E jo ne NGO qe ska mbet nip e sternip komunisti pa hy.
    Aman mos me thuaj nga Kimi se diplomacija e saj eshte infantile e dallohet me kilometra larg se si e ben e cfare pozicioni mban.
    Ik tani ne Kolumbi e meru me ato cka ty te shkojne mbare e te pelqejne.
    Ti boll te lexosh komentet qe te bejn pas cdo shkrimi e duhet te kesh dy pare mend me e mbajt veten e te thuash se cfare m … po u tregoj ketyre.
    Injorojenire kete person, ska pike vlere.
    Mire paska be Berisha qe disa nga Ju i pa kur i afroi se cfare malli ishit.
    Je aty aty rrote me rrote me Frrok Cupin.Lufto jepi dhe pak se si duket po te pelqen shume Kolumbia.Rri aty e mos u kthe .Me vjen keq per 500,000 te rinj qe kane ik ne Ramen, po per ty sa me larg me mire , nje sorosian me pak.

  10. Në vitin 1996 kur skemat piramidale po përfundonin, unë dhe Kryeministri të shqetësuar në fund të 96 i kemi thënë zotit Berisha që duhet pasur në kontroll të plotë Sudja, sepse ajo nga sa dimë ne i thamë nuk çon paratë në bankë dhe paratë e saj mund të zhduken diku. Ai na tha, mos u shqetësoni fare se Sudja është në kontroll të plote të SHIK-ut dhe të organeve tona. Paratë e Sudes në fund u zhdukën. Unë shtroj pyetjen: ku u zhdukën ato para?Cfare ju ka bere sorosi i salihut ju shpellkareve e ceceneve të pd sa nuk lejoni asnje ze pa i vene nofken soros,kur dihet publikisht qe ne shqiperi e ka futur salihu lulzimja ka mare parate e sorosit per nje shkolle qe se ka mbaruar kurre dhe ju vazhdoni hani mutin e salihut per sorosin

  11. Pra Basha është diplomuar falë Soros. Edhe të dhënat financiare të Fondacionit Soros e konfirmojnë atë që thotë Herfs. Sipas grafikëve të tyre, në vitin 1995, me paratë e fondacionit Soros, kanë studiuar në Universitetin e Utretit në Holandë këta studentë: – Aurela Isufi (sot ashkëshortja e Lulzim Bashës) në degën Arte dhe Shkenca Humane, Eris Hoxha, ish deputet i PD në Shkenca Ligjore, Anila Peri, në Gjeografi Politike.

    Në vitin 1996 lista shtohet edhe me dy emra të tjerë: Lulzim Basha dhe Auron Çela. Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998. Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollarë.

  12. Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë marrë nga Soros për një aktivitet një javor 7350 dollarë. Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar një bursë të pjesshme nga Soros për studime në SH.B.A.

    Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë sërish fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë. Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesëmarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

    Të gjitha këto financime gjenden në raportet financiare vjetore të Fondacionit Soros dhe mund të verifikohen aty.

    Por ka edhe më. Pa Sorosin, “korruptorin e madh të politikanëve” dhe “armikun e vërtetë të demokracisë”, vetë kryetari aktual i PD, kanakari i doktorit, Lulzim Basha, nuk do ishte diplomuar dot e ndoshta historia e tij nuk do ishte kjo që është sot.

  13. Ky Regjim i Rames ketu desh mbylli Lapsi.al por vetem Strasburgu e shpetoi…por ti or Kajsije paske nevoje urgjente per nderrim te numrit te syzeve!

  14. Ilir Meta e akuzuar Sali Berishën pikërisht për të njëjtat arsye, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin non grata.

    Meta ka shprehur bindjen që në fillim se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku siç rezultoi se pas biznesit të vdekjes qëndronte familja e tij. Sipas Ilir Metës, Sali Berisha ka projektuar firmat piramidale si dhe ka abuzuar me privatizimin e pasurive publike. Në mars të vitit 2015, Meta deklaronte se kishte një video të rëndë për Shkëlzen Berishën, video të cilën e përdori si shantazh ndaj Berishës. Meta ka akuzuar Berishën edhe për ndikim mbi drejtësinë, një tjetër argument ky i referuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të shpallur non grata.

  15. Pse e botoni Kajsiun k’tu, ku e kuptojnë atë demokrstikasit qorra që i kanë thënë llogjikës ik e pirdhu me kohë! Kajsiu është puro sorrosian megjithëse është padagog në një universitet publik në Kolumbi, kurse Luli, Grida, Kadilli etj(pra një pjesë e mirë e kupolës së PD ) që janë sponsorizuar direkt nga Soros nuk janë të tillë.
    Po ju thotë të vërtetën o qorra që megjithëse pushteti ka blerë vota, të njëjtën gjë ka bëre dhe LSI që ishte në opozitë dhe aleatja pedes( madje kandidatët e saj janë shpallur në kërkim), por për ju militantët e verbër , nuk quhet vjedhje kur e bëjnë padronët tuaj.
    Prandaj po ju thotë mos përdorni termin masakër elektorale se s’ju beson njeri.
    Nëse pati ndonjë masakër elektorale ajo u bë në dëm të partive të vogla, si në rastin e Vetëvendosjes, dhe autorë ishit edhe ju.
    Vazhdoni thojini të bardhës së zezë dhe sulmoni si sorosian dhe komunist këdo që ju kritikon se në terezi e keni. Vetë keni sorosianin kryetar partie dhe i pengoni garën anëtarëve më dinjitoz të partisë suaj (Ibsenit), dhe ndërkohë akuzoni këdo që ju bën kritika llogjike si komunist e sorosian!
    Sikur të vendosej si me magji një sistem i drejtë dhe realisht demokratik, milikafshëve që kanë votuar për Pd-Ps-Lsi dhe patericave të tyre, minimalisht do i hiqej e drejta e votës për jetë dhe do dënoheshin dhe me punë të detyrueshme disa orë në javë, për të rekuperuar dëmet e pallogaritshme që mbollën partitë e tyre, falë edhe verbërisë së tyre!

    Konkluzion: ju militantët e të gjitha partive në Shqipëri jeni të neveritshëm! Vetëm soji juaj, injorant dhe i verbër mund të konsideroj Berishën demokrat dhe peden parti demokratike!!!

    1. kjo artemisi esht per te te ardh keq…del ketu dhe shan cdo rradh opoziten ,,pedes??? te gjith jan militant vec saj dhe kajsiut nga kolumbia….ik moj morracake!

  16. Kajsi kishim kohe pa te pare verdalle. Sa dole u fute ne rrjesht te grupi i sufllaqes. Bravo. Nje sqarim per ata qe kujtojne qe Piramidat i solli Berisha. Loxoni pak histori Perendimi ne shume vende ish komuniste ka futur Piramidat, Bullgari, Rumani, Maqedoni etj. Kush ishte Berisha qe ti thonte Jo. Ne ate kohe ne Shqiperi kishim FMN e cila mbikqyrte gjithcka ne aspektin financiar dhe ekonomik, e cila dha garanci per Piramidat. Pra te dashur shqipetare e kane vuajtur dhe te tjere para jush kete masaker te induktuar nga perendimi. Shnet e bythe te forta.

  17. Kajsi kishim kohe pa te pare verdalle. Sa dole u fute ne rrjesht te grupi i sufllaqes. Bravo. Nje sqarim per ata qe kujtojne qe Piramidat i solli Berisha. Loxoni pak histori Perendimi ne shume vende ish komuniste ka futur Piramidat, Bullgari, Rumani, Maqedoni etj. Kush ishte Berisha qe ti thonte Jo. Ne ate kohe ne Shqiperi kishim FMN e cila mbikqyrte gjithcka ne aspektin financiar dhe ekonomik, e cila dha garanci per Piramidat. Pra te dashur shqipetare e kane vuajtur dhe te tjere para jush kete masaker te induktuar nga perendimi. Shnet e bythe te forta.

  18. Urojmë që Drejtesia e re shqiptare të verë në banken e të akuzuarve të gjithë ata që kanë bërë krime, e sidomos ata që kanë përdorur, shpërdorur dhe abuzuar me shtetin siç është rasti i dinastisë Berisha”, thuhet në reagimin e saj.

    Sipas vetë familjarëve, ish-kryeministri Sali Berisha është akuzuar publikisht si përgjegjës për vrasjen e Hakljave dhe për serialin e ekzekutimeve që prodhoi 200 viktima në Tropojë.

    Zylfie Haklaj, 1 vit më parë, drejtoi gishtin publikisht tek Sali Berisha për vrasjen e vëllezërve të saj,o TaQi mamin

  19. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.

  20. Analize me bythqire, me sofiste, me keqinterpretuese se kjo e ketij pjelles se ndyre, Kajsiut rralle kam lexuar. Mund te them se eshte mjaft virtuoz ne manipulimin e fakteve nga ana e tij. Sipas ketij kellire neve duhet te na mbylle Rama ne Surrel apo Air Albania si dikur Pinoceti kundershtaret e tij ne menyre qe vendi te quhet autokraci. Nderkohe e pyes kete legen te talentuar ne zhandrrin e tij te bythqirit se a jane Turqia apo Rusia autokraci sepse Rama synon nje te tille shtet dhe eshte kthyer ne kopje te shemtuar te tyre.

  21. Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë.

    Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde.

    Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.

  22. Po kur nje shok te thote se motra jote i ka bere like dr Halim Kosoves, prandaj kujdes per vendin e punes. Kjo pune ne 2015. Po kesaj si ia ve emrin ti Z Kajsi? Apo lere fare. Po pak e kemi! Hak e kemi!

  23. Edhe dicka. Suksesi i djallit qendron ne faktin qe i mbushi mendjen shume njerezve se ai nuk egzistonte. Prandaj kujdes z Pjeshka apo si e ke emrin. Me kete koment po mundohesh te na bindesh se nuk kemi para sysh nje katrahure, por vetem ndonje gabim te pavullnetshem, tamam sic thone te gjtha “sorrat apo sorroset” e Shba apo BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *