• |
ide | kryesore

Video/ Atletico Madrid kampion i Spanjës: Suarez vulos titullin për Simeonen, përmbysje e kotë e Real Madrid

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 38 të La Liga, Atletico Madrid kurorëzohet kampion i Spanjës falë 1-2 të vuajtur në Valladolid, që rrëzohet nga kategoria mes dëshpërimit e lotëve: Correa i përgjigjet Plano, ndërsa Suarez vulosi fitoren. Mbetet me gisht në gojë Real Madrid, pavarësisht 2-1 ndaj Villarreal me golat e Pinos, Benzema dhe Modric. Barcelona e përfundoi kampionatin duke fituar 0-1 dhe e dënoi Eibar të zbresë në Segunda, ashtu si Huesca. Real Sociedad dhe Betis Sevilla triumfojnë dhe shkojnë në Ligën e Evropës.

REAL VALLADOLID-ATLETICO MADRID 1-2
Me ndonjë frikë të tepërt vjen titulli i kampionit të Spanjës për Atlético Madrid që siguron gjithcka duke rikuperuar Real Valladolid dhe duke i dënuar ata me rënien nga kategoria. Renditja e dy skuadrave është shumë e ndryshme, por arsyet janë shumë të rëndësishme për të dyja dhe, në fakt, në të 18′ vendasit i bënë një shaka të hidhur Colchoneros, me një goditje nga këndi që e kthyen në një kundërsulm: Plano mposhti Oblak për 1-0. Pak më vonë nga kryeqyteti vjen lajmi për golin e pësuar nga Real Madrid, por substanca nuk ndryshoi sepse pakujdesia ende mund të kushtonte shtrenjtë. Për këtë arsye, në pjesën e dytë skuadra e Simeones insistoi dhe në të 12’ Correa shënoi barazimin me një gjest teknik spektakolar: driblim në hapësirë të ngushtë dhe një goditje me majë për të befasuar portierin. Shpresat e Valladolid u shuan kur Guardiola gaboi një pasim dhe nisi drejt portës Suarez, vdekjeprurës në fushë të hapur për të hipotekuar titullin kombëtar. Liga e njëmbëdhjetë, shumë e ëmbël, në historinë e Atlético Madrid.



REAL MADRID-VILLARREAL 2-1
Një ndeshje e nisur keq e vuri në vështirësi Real Madridin, që mori tre pikë kundër Villarrealit, kur kampionati shkoi gjithësesi në duart e rivalëve të tyre. Sapo lajmi për golin e Valladolid arriti nëpër smartphone, Blancos gjithashtu shkuan në disavantazh në mënyrë dramatike, me golin e Pinos. Për vendasit duhet kthyer në mënyrë urgjente ndeshja në shinat e duhura, por djemtë me të verdhë nuk kishin ndërmend tia bënin të lehtë operacionin dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Pas rreth dhjetë minutash nga kthimi në fushë, Benzema shënoi me kokë, por një kontroll i gjatë në dhomën Var dekretoi pozicionin fillestar jashtë loje dhe ndërkohë Atlético barazoi. Fytyrat filluan të nxihen me lajmet për përmbysjen e Colchoneros, lodhja dhe zhgënjimi ndihen dhe ekipi i Zidane u duk gjithnjë e më shumë në telashe. Në të 87’ sulmuesi francez përpiqet të marrë me vete Blancos duke nënshkruar barazimin dhe duke luajtur kartën e presionit, por efekti i vetëm është rrëshqitja e miqve në vendin e shtatë që vlen play-off-et e Conference League, gjithnjë nëse nuk fitojnë në finalen e Europa League kundër Manchester United, që do ti conte në Champions League. Fitoren merengues e morën në të 92’, kur Benzema shhërbeu për Modric për të mbyllur përmbysjen e padobishme dhe të hidhur.



VERDIKTET
Kampion i Spanjës: Atlético Madrid
Në Champions League: Real Madrid, Barcellona e Sevilla
Në Europa League: Real Sociedad e Betis Sevilla
Në playoff të Conference League: Villarreal
Rrëzohen në Segunda Division: Huesca, Real Valladolid e Eibar

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Celta Vigo 2 – 3 Real Betis
Eibar 0 – 1 Barcelona
Elche 2 – 0 Athletic Bilbao
Osasuna 0 – 1 Real Sociedad
Real Madrid 2 – 1 Villarreal
Real Valladolid 1 – 2 Atletico Madrid
SD Huesca 0 – 0 Valencia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *