• |
ide | kryesore

3 zona të Tiranës do të kenë ndërprerje energjie të hënën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pjesë e qytetarëve të Tiranës, gjatës së hënës do të përballen me mungesën e energjisë elektrike.

OSHEE me anë të një lajmërimi, njofton qytetarët se një remont ka ndodhur në NST Tec të Kombinatit.

Ndër të tjera në reagimin e saj OSHEE thekson se nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të stakohet energjia elektrike në zona të kryeqytetit të tilla si Yzberisht, Vaqarri dhe Sharra.

“Për shkak të remontit të parashikuar në NST Tec Kombinat, në datën 24 maj gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tirane: Pjesërisht Yzberisht, Vaqarr, Sharrë”, – thuhet në njoftimin e OSHEE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *