• |
ide | kryesore

Alarm për bombë në avion/ Kurth për të arrestuar gazetarin e dënuar me vdekje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një alarm i rremë për bombë në avionin e pasagjerëve të linjës Athinë-Vilnius, bëri që fluturimi të devijohej dhe aeroplani të bënte një ulje të detyrueshme në Minsk.

Duket se e gjithë ngjarja ka qenë pjesë e një plani për të arrestuar një gazetar opozitar që ndodhej në bord.

Mësohet se Bjellorusia e ka detyruar avionin të ulej në aeroportin e saj në mënyrë që të arrestonte gazetarin kritik ndaj qeverisë. Gazetari që ka përfunduar në pranga tanimë përballet me dënimin me vdekje.

Blogeri dhe aktivisti i opozitës Roman Protasevich njihet si mbështetës i opozitares së njohur Sviatlana Tsikhanouskaya.

Ai është një gazetar dhe aktivist i njohur që ka kundërshtuar regjimin e Lukashenkos dhe ka qenë nga kritikët më të fortë gjatë protestave 6-mujore në Bjellorusi. Gazetari e ka konsideruar udhëheqësin bjellorus si “diktatori i fundit i Europës”.

Telegram channel Nexta manages protests in Belarus. Who's behind it. :  EuropeanSocialists



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *