• |
ide | kryesore

Berisha “non grata” nga ShBA, Soreca: E respektojmë vendimin e tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE-së Lugi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall i padëshirueshëm.

Megjithatë ai deklaroi nga Korça se është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht.

“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall më 19 maj nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘non grata’ në SHBA. Ai tha se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA. “Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit.



6 Comments

  1. Për të gjithë ata që dabatojnë nga duhet filloj rradha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

    – Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

    – Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

    – Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

    – Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

    – Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

    – Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

    – Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

    – Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

    Drejtësia fillon nga ai që ka qënë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

  2. Po ky ish kryeministri jon. Nuk duhet ngacmuar se ai eshte mbi keta qe permende ti. Se ai nuk akuzohet vetem per korrupsion, por per minim te demokracis, per vrasje per mashtrime, intimidim te kundershtarit.
    Ky ka shume grada, eshte ne te njejten kategori me sadamin gadafin e ca gjeneral te afrikes.

    1. Berishës do ti hani munë, po të keni bythë arestojeni.

      Flakën do tju a vemë në bythë o parazitë muti.

  3. Eshte e vjeter kjo. Ai qe e ka ne zemer albanistanin (pronari i vertet) eshte ai qe ka blere borxhin e albanezeve. Ende nuk keni pare asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *