• |
ide | kryesore

Dalin shifrat e së dielës/ Ulen infektimet dhe viktimat nga covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. 

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,512

Testime totale 698,250
Raste pozitive 132,209
Raste të shëruara 128,732
Raste Aktive 1,033
Humbje jete 2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 575
Korçë 114
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 42
Berat 41
Lezhë 35
Gjirokastër 35
Fier 23
Kukës 14
Durrës 12
Dibër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *