• |
ide | kryesore

Guardiola i magjepsur nga Baggio: “Kur të drejtoj në Itali, do ti kërkoj të jetë asistenti im”

-Instant, Sport



Në ditët e pritjes së madhe për publikimin e filmit kushtuar Roberto Baggio, një prodhim i Netflix dhe RTI i disponueshëm nga 26 maji, Corriere dello Sport i ka kushtuar një speciale “Bishtalecit Hyjnor” duke intervistuar Pep Guardiolan, ish-shoku i ekipit tek Brescia: “Gjëja e parë që më vjen në mendje duke menduar për Roberto daton që nga fillimi i viteve 90. Unë kam luajtur me Barçan, ai me Juven dhe ajo skuadër ishte e gjitha prapa dhe një zot përpara. Unë isha i impresionuar nga cilësia e tij dhe në Barcelonë nuk isha i vetmi – ka thënë trajneri i City, që duke folur për mbërritjen tek Brescia, u shpreh – Ai ishte si një baba për mua. Kur lojtari më i fortë është edhe më i përuluri, gjithçka mund të funksionojë vetëm në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Mes rreshtave të deklaratave komplimentuese të rezervuara për Baggion, trajneri spanjoll, duke bërë shaka, foli edhe për një ardhje të mundshme në kampionatin italian: “Baggio i mungon shumë futbollit. Kur të jem 72 vjeç dhe do të dua të drejtoj në Itali, do ta pyes Robin nëse ai dëshiron të jetë ndihmësi im dhe kështu do të përpiqem ta kthej në futboll. Por Baggio nuk e bind dot, vendos ai. Nëse dëshiron të kthehet, ai do të kthehet. Përndryshe nuk do të rikthehet e do të jetë mirë gjithësesi”.

“Roby ishte një fenomen duke luajtur vetëm me një këmbë e në një futboll italian ku ishte shumë e vështirë për një sulmues të mbijetonte – vazhdoi Guardiola – Kishte shumë pak hapësira dhe maksimumi 4-5 shanse për ndeshje, por ai përsëri arriti të shënoj shumë dhe në situata të pabesueshme. Dhe si Roby edhe Maradona, Van Basten, Totti, Del Piero… “.

Për të adaptuar një fenomen si Baggio në futbollin e sotëm, me një përllogaritje se sa gola do të shënonte, iberiku është i sigurtë: “Me mua sigurisht që do të luante dhe do të ishte një sulmues i rremë – tha Guardiola – Do të vraponte pak, por nga ana tjetër ai do të prekte 500 topa për ndeshje dhe do të shënonte 50 gola në sezon, nuk ka dyshim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *