• |
ide | kryesore

Kryesia e PD miraton sot kandidatët për kryetar. Asnjë rival në mbrojtje të Berishës

-Instant, Të fundit



Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 18:00 për të miratuar kandidaturat për kryetar partie të Lulëzim Bashës, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi për zgjedhjet që do zhvillohen më 13 qershor.

Surprizë ishte se Agron Shehaj shpalli kandidaturën e tij ditën e fundi duke u bere i vetmi deputet qe ka fituar në zgjedhjet e 25 prillit qe do te konkuroje kryetarin aktual.

Lulzim Basha kërkon të zgjidhet për herë të tretë në krye të PD. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Basha është shprehur se do të vazhdojë betejën për rrëzimin e qeverisë Rama, ndërsa këtë të fundit e ka akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve.

Largimin e Bashës e ka kërkuar grupi “Për PD” brenda partisë. Ata kanë propozuar Edith Harxhin dhe Ibsen Elezin si kandidatë për kryetarë të partisë. Ky grup ka kërkuar gjithashtu shyrjen e datës së zgjedhjeve. Pjesë e grupit “Për PD” janë edhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani dhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

 

Kryesia që do të mblidhet sot do të vendosë nëse kandidaturat janë në përputhje me statutin e partisë. Zgjedhjet Blitz te 13 qershorit zhvillohen nën traumën e shpalljes non grata nga departamenti i shetit per Berishën. Deri me tani asnje nga kandidatet nuk ka shpallur mbrojtjen e berishizmit si linje te veten.



3 Comments

  1. Ik ore Kadill se je bere me i zi se Murriz leshi, ndersa ajo Harxhi esht tamam si ajo debilja e Azem Hajdarit, kurse Ibsen bixhozxhiu , hajduti i taksave tona, plus eshte njeriu qe mendon vetem per karrigen e vet dhe njerzit i konsideron si te jen lodra femijesh, ose me mire mendje madh sa nuk imagjinohet, Respekte per Agron Shehaj , shum respekte eshte njeriu i duhur i PD pasi i ka dal per zot taksave te mia. Esht serioz dhe punetore, esht biznes men qe ja kemi lakmi te gjithe.Sukse dhe zoti te ndihmoft Agron Shehaj,

  2. Si ta mbrojn, te damkosurin?
    Ajo njoll nuk hiqet me. C te bejn keta si ta mbrojn nga e pambrojtshmja. Te dalesh sot ne mbrojtje te MINUESIT TE DEMOKRACIS. Eshte tja futesh vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *