• |
ide | kryesore

“Mori kokainë LIVE në Eurosong”/ Plasin polemikat, reagon grupi italian Maneskin

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Grupi italian Maneskin i riktheu Italisë pas 31 vitesh çmimin e parë të Eurosong me këngën “Zitti e Buoni”.

Shkëlqimin festës së fitores ia zbehën polemikat lidhur me një video e cila u bë virale dhe ku shfaqej këngëtari i grupit Damiano David në një pozicion të dyshimtë sikur merrte drogë gjatë transmetimit live të natës finale.

Damiano dhe shokët e tij të bandës muzikore e mohuan faktin se ai po përdorte kokainë, duke u shprehur se ai po vendoste në tavolinë një gotë që kishte rënë poshtë.

“Thomas theu një gotë… Unë nuk përdor drogë, ju lutem djema, mos e thoni atë. Mos e thoni me të vërtetë. Jo kokainë, ju lutem, mos e thoni atë” – tha Damiano në konferencën për shtyp pas Eurovision.

“Ne jemi vërtet të tronditur për faktin që disa njerëz po thonë Damiano mori drogë. Ne jemi kundër drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikë dhe jemi aq të lumtur për fitoren tonë në Eurovision dhe duam të falënderojmë të gjithë që na mbështesin. Rock’ n Roll nuk vdes kurrë. Ne ju duam” – thuhej në një deklaratë të grupit të publikuar në Twitter.

Eurovision u zhvillua në Roterdam të Holandës dhe për shkak të pandemisë festivalin patën mundësi ta ndiqnin vetëm 3500 spektatorë. Me 524 pikë, çmimi i parë shkoi për Italinë, i dyti për Francën dhe e treta u rendit Zvicra me këngëtarin me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *