• |
ide | kryesore

Policia arreston dy persona, kapen me armë zjarri dhe kokainë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysëm automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi.

Gjithashtu në pranga E. Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

“Specialiastët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 31 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë gjysëm automatike dhe me një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës të këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës të këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *