• |
ide | kryesore

Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vendeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama thotë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vendeve.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti në sheshin “Nënë Tereza”, të Forcave TË ARMATOSURA në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane, “Defender Europe 21”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Miq dhe të ftuar, është një nder i veçantë dhe një privilegj për mua që sot në emër të qeverisë të shpreh mirënjohjen për Ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje. Dëshiroj që përveç mirënjohjes për të gjithë ata me uniform që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre të shpreh mirënjohje edhe për familjet e tyre.

Familje që sakrifikojnë çdo ditë që janë të parat që preken nga emocione për shkak të përfshirjes së familjarëve të tyre në FA. Sot dua të falenderoj të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje domethënëse nga SHBA dhe të gjithë vendet e tjera. I bëj një falenderim Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetje të kërkesave dhe nevojave, në drejtësi dhe mbrojtje. Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje që jo rastësisht është stërvitja më e madhe dhe me përfshirjen më domethënëse.

Nënvizoj që ndërkohë që kjo shfaqje e bukur për t’u dhënë mundësi qytetarëve të vijnë të vizitojnë këtë arsenal nuk do ishte e tillë nëse nuk do kishte qenë mbështetja e SHBA për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë shqiptare. Kam besim se ne do të mund të hedhim hapa të tjerë kuptimplotë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore të FA duke krijuar kështu një hapësirë tërheqëse për ta materializuar thirrjen për të rinjtë që duhet ta shohin adresën e FA si mundësi të artë për formimin edhe pas shkollimit”, tha Rama.



16 Comments

  1. Patjeter Hajdut,patjeter qe i ka dhene dimension tjeter !
    Ben zedhenesen e qeverise,u ka mbeshtetur ne vjedhjen e zgjedhjeve dhe gjitha vjedhjeve ne kete vend,pale e rendesishme ne korruptimin dhe korrupsionin qeveritar dhe ne krijimin e nje shteti monster,siç zoterote je vete !

  2. Po i ka dhene dimensionin per ty qe te vjedhesh votat.
    1996 2017 dhe me i papershkruari me 2021.
    Hapja e negoc varet nga shellja me monitorim per zgjedhjet 2021 foli Europa.
    Te shohim. Nqs jo atehere Europe te kam dhjere, nuk na kuptove asnjehere.
    JURI KIM= MOGHERIN + VLAHUTIN.

  3. Kartela e psikiatrise dhe plaku i qelbur Sorros te mbeshtesin o i cmendur.hodhe poshte babain e gregorit e jo me shqiperine

  4. Po po aty mbahu.A ti beson njeri keto brockulla pervec atyre qorrave qe terheq zvarre?Kim apo Kina nuk kane agje ne dore.Ndersa per te futur percarjen ne Shqiperi u tregua profesioniste,Mbarojne kurse keto soj njerzish.Por Shqiperia ta ndaje mendjen.Aleati i vetem strategjik eshte Bashkimi Europian.Kontribuesi me i madh ne Shqiperi.

  5. e vertet. planet ecin. 300.000 allbanez maleve. ama duhet ta dime kur jemi shitur se kush eshte bleresi e morem vesh. per kurjozitet.

  6. Cilesia perdoret per ushqimet dhe mallrat shoku Ramazon dhe joper marredheniet, qe nuk ka dite mos keputesh ndonje thagme

  7. Kujdes po flet Edi, nuk thua "miqesi" por "cilesia e msrredhenieve"; e din mire ti qe ata nuk kane bere, ne kete pike i ngjajne Enver Hoxhes, po u bere shume mik, te hajne koken thotë:

    Me shume

  8. m.t ti e kak yuri kimil jung.ju perbeni koronen e ebolen.te shpresosh nga komunist te te bejn shtet esh si te resesh gomarin te te dhjej lira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *