• |
ide | kryesore

U aksidentua me makinë i dehur, gjykata vendos “Arrest shtëpie” për Aleksandër Gjokën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për këngëtarin Aleksandër Gjoka, i cili u arrestua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi u përfshi në një aksident. Këngëtari rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Gjoka u përfshi në një aksident në orët para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Farkës dhe u transportua në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve të marra në aksident.

Pak orë para ngjarjes vetë këngëtari zbuloi se në mbrëmë kishte qenë duke pirë në shoqërinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari në statusin e tij në ‘Facebook’, pak para orës 21:00 të mbrëmjes. Tashmë këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga përplasja gjatë aksidentit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që arrestohet këngëtari i njohur.

Herën e parë ai u arrestua më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.



3 Comments

  1. Pse e keni lirur kete Dordolec pijanec ?!Apo ka standarte te ndryshme per miqte e hajduteve te medhenj si Gjushi !!!
    Kush e di se çfare i duket vetja ketij legeni ?!
    Ne burg duhet te ishe pse ne arrest shtepie ?Apo qe te vrasesh neser ndonje fatzi !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *