• |
ide | kryesore

Yuri Kim në “Defender Europe 21” në Tiranë: Krenarë që jemi aleatë me ju sot e përgjithmonë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte e pranishme këtë të diel, në ceremoninë përshëndetëse të stërvitjes së NATO-s e titulluar “Defender Europe 21”.

Gjatë fjalë së saj, Ambasadorja Yuri Kim, u shpreh krenare që SHBA-të kanë një partner strategjik si Shqipëria dhe vlerësoi se partneriteti mes dy shteteve, do të jetë i përhershëm.

“Përshëndetje kryeministër Rama, burra dhe gra, miq e kolegë. Është një moment historik për aleancën e NATO-s. Defender 21 ka qenë me sukses, javët e fundit ushtarët nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe, SHBA janë stërvitur së bashku për të forcuar strategjinë tonë, në mënyrë që aleatët e NATO-s dhe partnerët të kryejnë çdo sukses përtej detit dhe në ajër. Gatishmëria jonë garanton ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Kam pasur mundësi të vizitoj trajnimet në Shqipëri, në çdo vendndodhje është që shoh shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri-tjetrin. Kjo stërvitje do të forcojnë lidhjet tona për të ardhmen.

Ushtarët tanë ndihen njësoj për këtë provojë që kemi në Shqipëri. Ata janë mahnitur nga bukuritë e shqipërisë, vlerësojnë popullin shqiptar dhe janë krenar që SHBA-të i quajnë Shqipërinë si miq dhe aleatë. Si aleatë kemi qenë bashkë në operacione të shumta. Amerika ka një mike të guximshme, ku nuk ka më të fortë dhe të vërtetë se Shqipëria. Kjo stërvitje i hap rrugë një partneriteti strategjik.

Unë besoj që suksesi i “Defender 21” është përfitim për popullin e Shqipërisë. Vlerësojmë që pavarësisht nga dallimet, të gjithë ju e pranoni që gjendeni në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ne jemi të bashkuar, se kjo marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Shqipërisë është e rëndësishme. Defender 21 vjen në 30 vjetorin e përfundimit të diktaturës, instalimit të demokracisë.

Ne qëndrojmë me ju sot, në mbështetje të fortë dhe solidaritet të fortë, për Shqipëri demokratike të pavarur dhe të fortë. Jam krenare që jam këtu me ju sot, jam krenare që jemi këtu si aleate me ju, sot, nesër, krahë për krahë përgjithmonë”, u shpreh ambasadorja Kim.



12 Comments

  1. Për të gjithë ata që dabatojnë nga duhet filloj rradha arrestimeve nga qeveria apo opozita:

    – Chirac u akuzua për korrupsion kur iku nga President i Francës.

    – Kohl u akuzua për korrupsion kur iku nga kryeministër i Gjermanisë.

    – Andreoti në Itali u akuzua për lidhjen me Mafien kur iku dhe ishte 90 vjeç.

    – Tonny Blair u akuzua për korrupsion në Angli pasi iku si Kryeministër

    – Sarkozin e akuzuan për korrupsion kur iku nga drejtimi Francës.

    – Berluskonin e akuzuan në fundin e tij.

    – Gruevskin e akuzuan pasi mbaroi mandatin.

    – Dhjetra-dhjetra ish-kryeministra janë arrestuar pasi janë larguar nga detyra dhe jo kur janë në funksion.

    Drejtësia fillon nga ai që ka qënë dhe vazhdon me atë që s’do jetë……

  2. Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh nga vitrina e idiotëve të zemëruar se Sali Berisha ishte lideri historik i së djathtës. SHBA-të na treguan se Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte lider, po ai ishte njeriu që në tridhjetë vjet minoi demokracinë shqiptare, abuzoi me fondet publike duke pasuruar në mënyrë të paligjshme familjen e tij dhe aleatët, shantazhoi me retorikën e tij sistemin e drejtësisë dhe mori peng të djathtën shqiptare. Ai duhet të lëshojë hapësirën publike të kujtesës që ka pushtuar qysh nga dita kur u ngrit nga « 15-katëshi » për të shkruar në Qytetin « Studenti ».

  3. Krenar qe mbeshtetni nje rregjim kriminal qe hap banken e shtetit per te blere vota dhe ju mbyllni syte e nuk pipetini aspak!?
    Krenar qe falsifikohen letrat e nje shteti Amerikan vidhen 40 ml euro e ju te verber e macja gjuhen ?!
    Krenar qe bashkpunoni me qeverine e Tom Doshit,i cili me blerjen e votes e mbylli misionin e tij !!!
    Krenar qe shqiperia eshte pike e forte tranzicioni per drogen dhe ju hiç !?
    Krenar qe vidhen shqiptaret e ju mbeshtesni monstrat qe vjedhin ?
    Krenar qe mbyllni syte kur shembet ne nje afere superkorruptive Teatri Kombetar e ju nuk ndiheni fare,po fare !!!
    Ju e doni Shqiperine siç ju duhet ju e korruptuar,njerz te kapur e te shantazhueshem e interesat tuaja vu….!
    Ju,as qe ua ndjen per shqiperi demokratike,as te lire e as te forte ?!Zero !
    Ne kete vend ku i biri i babait trafikant dhe dhenderri i tij behen deputete dhe me shumice votash,ku diten per diell,partia dhe shteti njehesohen per fushate kunder opozites dhe ju me flisni per demokraci ?!
    Zgjedhjet paten ca probleme por shkuan mire ?Turp nuk keni,eksperimente me kete popull beni,me kete vend ?!
    Boll,kineze,boll te shantazhueshem e te kapur nga sherbimet e huaja,dilni nga politika !!!

  4. te fala nga ted bundy
    xhakca nuk di shqip

    ne krye te qeverise shqiptare jane ordinere
    familja e madhe evropiane me homo gay lgbt
    bythqira hipokrite shitje ndeshjes – familja evropiane

  5. Krenare qe jeni aleate ne NATO me ne por ndihmat ushtarake per Serbine shume here me teper se per aleatin qe ju beka krenar.

  6. Fale Bushit dhe Berishes jemi ne NATO.

    Me Kimin dhe Ramen jemi ne vend te pare per tregeti droge.

    Ky eshte realiteti.

  7. Jemi krenar qe kimetja me banditin soros e kthyen Shqiperine ne nje kolumbi trafikantesh droge qe nuk e ka imagjinuar askush qe Shqiperia do perfundonte keshtu.
    Dhe per kete Shqiptaret do ta paguajn shume shtrenjet nen emerin e globalizimit u nevoitet shperberja e Shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *