• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Ballsh/ Makina përplas motorin, humb jetën 16-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit” në Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *