Një aksident është raportuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në zonën e Misto Mames, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar. Gjatë humbjes së kontrollit, makina është përplasur me hekurat anësore të rrugës, si dhe me një pemë. Pjesa e parme e saj është shkatërruar thuajse tërësisht.
Në vendin e ngjarjes ka ardhur policia, që po heton rreth aksidentit në fjalë.