• |
ide | kryesore

Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit

-Instant, Kryesore



Me sa duket do të duhej një ndërhyrje madhore nga jashtë, që PD të ndahej me traditën 30 vjeçare të njeriut që e themeloi dhe e udhëhoqi. Pas shpalljes “non grata” nga sekretari i shtetit Blinken, selia blu nuk po gjen kurajon, vullnetin dhe dëshirën për të mbrojtur bilancin e Sali Berishës. I etiketuar si ‘minues i demokracisë” dhe “shpërdorues i parasë publike”, ish presidenti dhe kryeministri po sheh se askush nga ata të cilëve ai u pasoi partinë, nuk po i del në krah.

Lexo me tej:

Kush e ka tradhëtuar Berishën? Krahasoni qëndrimet e Bashës dhe Metës

Por, fillimi i një faze post berishiste në PD, nuk përkon vetëm me shitjen që partia po i rezervon liderit historik. Ka edhe shumë elementë të tjerë, që tullë pas tulle, po ngrejnë murin e ndarjes me historinë e së shkuarës.

Kështu psh, PD-ja, pati turp ta nxjerrë në publik Berishën gjatë fushatës zgjedhore para 25 prillit prandaj Basha, i kompleksuar nga Rama dhe i këshilluar nga spin doctorsat e tij izraelitë e mbajti atë të fshehur gjatë gjithë garës.

Një element tjetër lidhet me pretendimin e opozitës se i janë vjedhur zgjedhjet, se në 25 prill u bë një masakër elektorale. Por një PD berishiste nuk do të sillej kurë as kaq e squllët, as kaq pasive ndaj këtij fakti. Nëse fryma berishiste do të ekzistonte, opozita do të qe sot në protesta dhe do kishte përqafuar me kohë rugën radikale, pa u kompleksuar nga ambasadorët, ashtu sikurse bëri gjatë periudhës 1997-2005.

Një fakt tjetër i hendekut të krijuar është se asnjëri nga 4 kandidatët në garë, që nga Lulzim Basha e deri tek Edit Harxhi, që gëzon reputacionin e njeriut më pranë familjes Berisha, nuk ka guxuar ta kritikojë vendimin e fortë të DASh për shpalljen “non grata”. I pyetur në konferencën për shtyp të së hënës pasdite, Agron Shehaj, duke shpjeguar arsyet e kandidimit të tij tha me plot gojën: “non comment” për këtë patate të nxehtë. 

Refuzimi i Bashës për Juri Kim/ A e beson Berisha?

Po si mund të mos ketë qëndrim asnjëri nga kandidatët për të udhëhequr PD në lidhje me trashigiminë e Berishës, të cilën amerikanët po e etiketojnë si të korruptuar dhe anti demkratike? Kjo është një gjë e paperceptueshme.  

Një argument tjetër, efektet e të cilit janë më të shtrira në kohë, por që frytet po i jep tani, është ai se asnjëri nga bashkëpunëtorët e Berishës nuk është më në PD. Bode, Topalli, Patozi, Pollo, Imami, Bregu, Ruli, tashmë janë larguar përfundimisht drejt rrugëtimeve të tjera. Asnjëri nga pjestarët e kabinetit të fundit me të cilin Berisha myblli qeverisjen e vitit 2013 (Basha atëherë ishte në Bashki), nuk ka sot pozitë të fortë në PD.

Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Dhe kjo zbehje e ngadaltë e rolit të doktorit, që hap pas hapi u bë mbreti i Facebook-ut, por humbi dominimin mbi partinë, po i jep rezultatet se saj. Sot pro kolonelit të plakur nuk ka kush të shkruajë më, por nëse po ndodh kështu, kjo është pazgjithshmërisht e lidhur edhe me zgjedhjet që vetë Berisha ka bërë.

 ©Lapsi.al



19 Comments

    1. Më tepër se një realitet, ky titull shfaq dëshirën e klubit mediatik anti Berishë Lubonja, Bushati, Rakipi

  1. Ama cja fut kot.

    Rasti i pare qe dikush do fliste pro berishes te gjithe mediat e fuges do i turreshin

    Biles pas kim fytrebythes do dilte palmer kompletbytha dhe do e godiste.

    Berisha do e.zgjidhe aq sa mundet personalisht. Pd dhe kandidatet e saj do te mbajne qendrimet e e se djathtes se beroshes. Crendesi ka emri.

    Nese shehaj thote jo bashkeqeverisje jo njohje jo soros baraz berisha
    Dmth shehaj harxhi dhe kadilli po i meshuan tezave crendesi ka emri.

    Berishes iu permend e u godit per tezat per politiken e dites ne rradhe te pare. Qe rama te jete ne rregull.

    Puna eshte qe evropa nuk e do ramen

    Pra komuniteti nderkombetar ka nje dikotomi per ramen.

    Berisha eshte ne rregull.

    Respekte sali

    Fleterrufete i njohim mire

    Tani po i njohin dhe amerikanet me teorite e reja te vjetra marksiste

    Si i bardhe amerikan me duhet te bej autokritike para kolegeve te mi per privilegjet e mia si i bardhe apo se nuk jam mjaftueshem i zi per te fituar vendin e punes

    Me.kujtohet femijeria ne shqiperi, autokritike ne shkolle, ne gjimnaz, me duhet te shikoja thelle vetes per te gjetur borgjezin…revizionistin, kapitalistin

    Tani me duhet te.shoh thelle per te gjetur racistin, te privilegjuarin, te bardhin thelle thelle ne mua…

    What a crap!
    Por kjo eshte amerika e sotme.

    respekte berishe

    keta ne usa qe bejne keto fleterrufe jane thjeshte te paguar nga lobistet. Jane marxistet e rinj

    Per mua qe vij nga diktatura e kam te thjeshte ta dalloj, shume ketu jane te dyzuar, por propaganda eshte shume e fuqishme.

    1. Toni usa,
      nuk e di ne cilen Amerike je, por ajo qe kuptoj eshte se ti nuk di te shkruash dhe shprehesh ne gjuhen amtare.
      Prandaj me pare se te guxosh shkruash ne nje portal dhe per me teper te pretendosh per te servirur “analiza” politike, ke per detyre te mesosh rregullat elementare te drejtshkrimit duke filluar me shenjat e pikesimit.

      1. kritike tjeter….. ah sa keq, nuk qenkam thelluar mjaft per te kuptuar shkaqet

        Nuk duhet te guxoj te shkruaj me por duhet te shoh thelle pse kam shkruar deri me sot?

        ku qendron gabim me mua valle ?

        Cfare me ben te shkruaj ne kete menyre?

        perse guxoj?

        paskam pune te madhe

        faleminderit o komentuesi me emrin byrektore… zeri jot, dmth shkrimi juaj me beri te kuptoj qe jeni nje shembull frymezues dhe per tu ndjekur

        Patetik

        kam frike se mos je analfabet funksional, ju gjyssufllaqet e fuges e keni ne cv i ri, budalla dhe analfabet funksional, dhe pak kurve , po pak ama

        1. Të uroj shëndet Toni!
          Komenti dhe replika për atë idiotin neokomunist janë shumë të bukura dhe të shkruara korrekt, sidomos për idetë që përcjell, me përjashtim të germës së madhe në fillim të fjalisë dhe shenjave të pikësimit, por kur ke shumë ide edhe këto gabime janë krejtësisht të pranueshme në komentet e tua.

        2. Ne shkencen e psikologjise nje nga simptomat per te percaktuar shkallen e intelektit te njeriut eshte analizimi i shkrimit dhe ndertimi i mendimit nepermjet tij.
          Mbeshtetur ne kete tregues percaktohet ne cilin grup te semundjeve psiqike ben pjese pacienti, oligofren apo skizofren, dhe ne cilen shkalle.
          Meqene se ra fjala ne cilen kompani pastrimi te Detroit punon ti o Toni?

      2. O idiot nuk është duke dhënë provim gjuhën shqipe, biles mendimet dhe idetë e tij shumë të qarta vetëm ndonjë idiot si ti nuk i kupton.

  2. Le ta mbaje vete Berisha fajin per kete mesele qe gatoi dhe kthim shpine qe po i bejne aleatet e tij. Disa faje teper te renda te tij:

    – Berisha me qendrimin e tij diktatorial ishte fajtor per largimin e demokrateve te hereshem nga partia dhe copezimin e opozites.
    – Ishte ai qe lejoi skemat piramidale me efekte shkaterruese per vendin.
    – Mbeshteti plotesisht ligjin famekeq e shkaterrues 7501 duke prishur balancat delikate te pronave.
    – Solli Bashe tradhtarin ne krye qe i vuri kazmen opozites dhe PD.
    – Nuk denoi Sorrosin qe ne fillimet e tij, por e priti dhe e percolli si nje perendi.

    Ka edhe bema te tjera, por keto mjaftojne sa per ide.

    Ja tani ku eshte katandisur Berisha, zedhenes i “qytetarit dixhital”. Turp per nje ish-lider te partise me te madhe opozitare te merret me postime kompjuterike. Ai ka detyrimin te pergjigjet shume pyetjeve qe kane njerzit, jo te mbyllet ne guacken e tij monotone.

    Ai i ngjan atij personazhit te nje filmi tonit qe thote: “Gelltit diku nje luge corbe te prishur dhe pastaj vjell gjith jeten!”

  3. Kjo eshte corba qe Sorosi ka dekada qe gatuan jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe Europen lindore.
    I vetmi qe tregoi se ka “balls” eshte lideri hungarez qe i tregoi vendin Sorosit, duke i mbyllur ato palo shkolla e institute dhe e deboi nga vendi.
    Jane miliona dollare qe Sorosi ka hedhur kunder te djathteve kudo qe jane.

  4. Lapsi.al ben nje analize te njetrajshme me Muc Nanot e anal-listes se paguar te borderoja e Rames.
    Sali Berisha pranohet se nuk ka me asnje ish-anetar te kabinetit tij ne PD, se Topalle, Patoze, Rule etj jane larguar, se vete Berisha ne muajin e fushates nuk u pa asgjekundi te dale perkrah Bashes a tjereve.
    Sali Berisha keto 8 vjet ka qene i pranishem vetem ne Facebook, por pranine e tij e ka bere fakt ky pushteti Rama qe pa ate te Saliut ne goje nuk ndenji asnje dite te vetme ne keto 8 vite.
    Prandaj shpallja ‘non grata’ e Saliut nga Amerika pas 8 vitesh pa asnje funksion eshte qesharake. Duket si nje heqje biberoni nga goja e Rames.

  5. E mor NAMUT, mor NAMUT.
    Na myten. Kur te thosha qe shumica ktu vijne per te ngrene nje byrek me qepe, ose me gjize, ti nuk besoje.
    Hengen byrek cubat dhe as vete nuk votuan, pale familja e tyre.
    Ku je se nuk te kam pare. Je zhdukur.
    Hajt he burre, se ja, erdhi 2025.
    Mos degjo cfare thote Bushati, se as me 2029 nuk fitojme.

  6. Amerika ka mbajtur ne preher Sadame, Noriega, Ortega, Bin Ladene, Talebane, per ti bere hasha me pas se Amerika nuk ka as parime, as miqesira por vetem Konjuktura qe jane me limit kohor. Kush fle me idene se ka mik Ameriken duhet zgjuar sa pa rene ne kllapi.

  7. Mir re eshte USA. Te ishte per ne vk. Ishalla i merr me rradh keta politikanet tane diktatoruc dhe mafjoza te paprekshem. Deri me sot. Te shofim

  8. Nuk e kam dashur kurre dhe e kam urryer deri ne permbysjen e sistemit -diktatorin e ballkanit-Enver Hoxhen-por disa thenje te tij para 50-60- vjeteshtingellojne reale sot ne vitin 2021 .Atehere ai thoshte;Imperializmi amerikan eshte ne kalbezim-Amerika eshe lufte nxitsja dhe percarsja e popujve te botes.Ndonje mund te thote;nga keta -enveristet nostalgjike te thekur tani po te vine pas mendjes thenjet e tij .Historia e liderve diktatoriale ne bote e ka treguar se keta personazhe kane shprehur shume mendime te cilat jane aktuale per periudhen qe po jetojme sot .Te marrim te paren qe -imperializmi amerikan eshte ne kalbezim-kjo tingellon dhe eshte sheme faktike qe sot jo imperializmi amerikan por -Demokracia Amerikane -eshte ne kalbezim sepse pushteti -Sorosian-ka kapur te gjitha hallkat e kesaj demokracie.Se dyti Amerika eshte ajo qe po percan popujt,qe po nxit luftrat ndermjet shteteve dhe kjo per interesat e saj monstruoze Te marrim nje shembull ;-sa ambasada jane te akredituara ne vendin tone?Pse vetem ambasadoret -koreano-kinezet qe ka derguar Amerika -futin hundet neper punet e brendshme te shtetit?Pse keta langaraqet servile na e predikojne -kete shtrembetiren-kim-si perendi?Ketu tregohet qartese ata jane percares te popujve te nxitjes te luftrave civile brenda popujve dhe shteteve.Ne lidhje me shpalljen e -Berishes -non grata -nga Amerika eshte ajo qe me te drejte -likja i floririt tha qe ata qe e nderuan -Dvoranin-e -C’drejtesise-me valle reformat e tij ,bene dhe kete per te baltosur figuren e liderit historik te pluralizmit ne vendin tone SALI BERISHES.SEPSE NUK MUNDD TE THEMI LIDER I DEMOKRACISE KURRE SEPSE NE KETE VEND NUK KA PATUR GJATE KETYRE 30 VITEVE demokraci dhe ne nje kohe kur ai eshte terhequr nga aktiviteti politik qe pera tete vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *