• |
ide | kryesore

Do ta përjashtoni Berishën nga grupi parlamentar i PD-së? Agron Shehaj refuzon të përgjigjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për shpalljen non grata të liderit historik të kësaj partie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lideri historik i Partisë Demokratike ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i përket shpalljes së zt. Berisha person non grata, personalisht nuk dua të jap asnjë koment”, thekson ai.

Ai tha se nëse do të jetë kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje me Edi Ramën.

“Nëse unë do të jem kryetar i Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë mundësi bashkëqeverisje. Unë mendoj që përballë Edi Ramës duhet një lider dhe një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama ku njerëzit të mendojnë se je i pa korruptuar”- shtoi ai.

Shehaj u shpreh se kandidatët për deputetë duhet të votohen nga anëtarësia me një anëtar një votë, ndërsa shtoi se edhe në fushatën elektorale kandidatët duhet të shtyhen për të marrë vota personale.

“Unë mendoj që të gjithë kandidatët duhet të shtyheshin të merrnin sa më shumë vota personale. Sigurisht nëse të gjithë kandidatët duhet të ishin shtyrë për të marrë sa më shumë vota, do të kishte shumë më shumë vota për Partinë Demokratike”, tha më tej.



1 Comment

  1. Pp perse duhet te perjashtohet Berisha? Per nje vendim te mare nen ndikimin e lobimeve te paguara me miliardat e mafias nderkombetare???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *