• |
ide | kryesore

Duka me makinën ndezur për tu nisur drejt skuadrës fituese: FSHF në siklet, merr vendimin për titullin kampion

-Instant, F1, Sport



Në Durrës, në Shkodër e në Ballsh: trofeu i kampionit të Shqipërisë mund të udhëtojë kudo në këto tre qytete, ku luajnë katër skuadrat kryesuese, që janë matematikisht në lojë për të fituar Kupën, në 90 minutat e fundit të Superiores. Në mbledhjen e sotme online, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, u diskutua në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë katër skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër. Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka, i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt. Dicka e lehtë për tu thënë, por e vështirë për tu bërë, nëse ndeshjet janë të pazgjidhura pas pjesës së parë, sepse bëhet fjalë për një rrugë të gjatë.

Komiteti Ekzekutiv miratoi gjithashtu të gjithë materialet për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, që do të zhvillohet online përmes platformës Microsoft Team, në datë 14 qershor, duke filluar nga ora 10:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *