• |
ide | kryesore

E ekzagjeruar, u spiunuan me aplikacion: Conte e Zanetti thyejnë kufizimin me 15 minuta

-Instant, Sport



Trajneri i Interit, Antonio Conte, në shoqërinë e zëvendës-presidentit zikaltër Javier Zanetti dhe prezantuesit televiziv, tifoz i Interit, Paolo Bonolis, u identifikuan nga policia ndërsa po largoheshin nga restoranti i ish-kapitenit në Milano, “Botinero”, për shkeljen e orës policore me 15 minuta, krahasuar me kthimin e detyrueshëm me ligj, të caktuar në orën 11. Kjo është raportuar nga faqja në internet e të përditshmes ‘La Repubblica’.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, ka qenë një klient i restorantit ai që raportoi praninë e të treve, përmes aplikacionit YouPol. Me shumë mundësi jo një simpatizant i Interit. Trajneri kampion e Zanetti, në shoqërinë e Paolo Bonolis, vetëm sa u argëtuan pak më shumë sesa duhej në restorantin milanez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *