• |
ide | kryesore

Greqi/ 39-vjeçarja ndërroi jetë pasi mori vaksinën e AstraZenecas

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 39 vjeçare britanike ka humbur jetën pas marrjes së vaksinës AtraZeneca në fillim të muajit maj.

Mediat greke bëjnë me dije se pas marrjes së vaksinës britanikja ka pësuar trombozë e si pasojë pas një jave ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Organizatës Shtetërore të Shërbimeve Shëndetësore të Qipros, Charalambos Charilaou, ka bërë me dije se 39 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e trombozës.

39-vjeçarja u vaksinua në fillim të majit në Qipro me vaksinën e AstraZeneca dhe disa ditë më vonë ajo pësoi mpiksje të gjakut. Fillimisht ajo u shtrua në spital në Paphos, por për shkak të gjendjes së saj të rëndë u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Nikosisë.

Ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë, çështja e 39-vjeçares do të dërgohet në Agjencinë Evropiane të Barnave, për tu studiuar.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *