• |
ide | kryesore

Kapen 577 kg drogë në gomone drejt Italisë, 3 të arrestuar në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës për tentativën e transportimit përmes detit të një sasie të madhe droge. Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se 577 kg drogë në formë çokollate është sekuestruar në gomonen e bllokuar në Karaburun.

Autoritetet njoftojnë se ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga policia. Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *