• |
ide | kryesore

Kapet në Morinë të Kosovës 66-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Morinë me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *