• |
ide | kryesore

Kërkoi lirimin nga qelia, refuzohet kërkesa e Çapjas për zëvendësim mase

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Ardian Çapjas për lirim nga qelia. Çapja kërkoi zëvendësim mase në një masë më të butë me pretendimin se nuk ka prova. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Çapja u arrestua pak kohë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.

Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.

Bardhi pasi u zbulua nga shenja e gishtit në targën e makinës së përdorur për vrasjen, zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.



1 Comment

  1. Ilir Meta e akuzuar Sali Berishën pikërisht për të njëjtat arsye, për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin non grata.

    Meta ka shprehur bindjen që në fillim se Sali Berisha është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku siç rezultoi se pas biznesit të vdekjes qëndronte familja e tij. Sipas Ilir Metës, Sali Berisha ka projektuar firmat piramidale si dhe ka abuzuar me privatizimin e pasurive publike. Në mars të vitit 2015, Meta deklaronte se kishte një video të rëndë për Shkëlzen Berishën, video të cilën e përdori si shantazh ndaj Berishës. Meta ka akuzuar Berishën edhe për ndikim mbi drejtësinë, një tjetër argument ky i referuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të shpallur non grata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *